Në kohën kur fluksi i emigrantëve është shtuar në vend, shumë prej tyre vijnë edhe për qëllime administrative për të ndryshuar apo rinovuar pashaportën shqiptare. Por çfarë ndodh?
Posta shqiptare ka mungesë kuponësh. Fotografia më poshtë tregon sot qytetarë në postën e Pogradecit, që presin me orë të tëra në radhë pullat për pasaporta. Teksa sjellja e këtyre kuponëve bëhet pas orës 14:00 duke i lënë qytetarët në pritje dhe në radhë deri sa të vijnë pullat. Është e papranueshme të mungojë një mall që blihet aq shtrenjtë. Mbetet për t’u zbardhur në vijim përse mungojnë kuponat dhe pse është çdo ditë e njëjta rradhë pritje. Posta Shqiptare, administrata duhet të marrë masa për këto kërkesë të qytetarëve që nuk jetojnë brenda kufijve, por për çdo verë kthehen dhe ky fenomen ka vite që ndodh, dhe dihet tashmë që në këtë periudhë nevoja rritet dhe duhet më shumë furnizim. Por më e habitshmja është se asnjë sistem shtetëror nuk ka një keq funksionim kaq të ndryshkur e të “pa vajisur” teksa si orë zviceriane është vetëm sistemi i korrupsionit, pasi nuk ka anomalira, është i përpiktë, konciz dhe nuk ka humbje.






















