Banda italo-shqiptare/ Policia jep detajet e aksionit

322
Sigal

Policia e Shtetit jep detaje, në lidhje me aksionin që solli shkatërrimin e një bande italo-shqiptare dhe që çoi në arrestimin e 17 personave.

Sipas njoftimit zyrtar, policia thekson se, katër prej tyre janë shqiptarë, të tjerët janë italianë, pjesë në një rrjet trāfiku ndërkombëtar narkōtikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marīhuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh, që solli sekuestrimin e mbi 4 ton marīhuanë, armē zjarri, 0.5 kg kōkainë, gomone etj.

Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrōgë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trāfiku ndërkombëtar narkōtikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marīhuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marīhuanë, 0.5 kg kōkainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armē zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kríminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drōgës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.