Aksident i frikshëm në Rrogozhinë, përplāsen katër automjete, njëri prej tyre përmbyset në rrugë

76

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Katër makina janë përplāsur me njëra-tjetrën.

Njëra prej tyre është rrotulluar disa herë në rrugë, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pranë automjetit të përmbysur duket edhe një bluzë e cila dyshohet se i përket personave që kanë qenë brenda në automjet në momentin e aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.