Akuza të forta ndaj Asamblesë së PS: As Kim Jong-Un nuk i bën ashtu, Rama ka vrarë…

367
Sigal

Kandidati për deputet PD, Tomorr Alizoti, ka folur me fjalë të ashpra për asamblene e Partisë Socialiste të premten, duke e konsideruar vetëm show të një personi.

Ai tha se as në Korenë e Veriut nuk bëhet diçka e tillë ku dikush del bën humor e tall kundërshtarët e vet.

“Asamble është kjo? Futuni në fjalore dhe shiheni se çfarë është asambleja, këtu flet vetëm njëri që del aty dhe qesh e bën shoë. Thotë fajin e ka Meta, Luli ha shalqi, kjo është qesharake, as asamble e Koresë së Veriut nuk është. Kjo nuk është politikë është turp. Nuk ka faj ai, është fatkeqësi e kësaj shoqërie që ka votuar këtë njeri që bën politike me gallatë. Se njerëz si Rama në botë ka plot, po nuk i voton njeri,” tha Alizoti.

Ndërsa Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama e ka vrarë garën brenda partisë.

Carlo Bolino nga ana tjetër tha se Rama nuk ka ndërruar ekipin e tij sepse mendon që ka ekipin fitues.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë, Edi Rama mendon se ka një ekip fitues në dorë. Mos harro që po luhet për mandatin e tretë, që është mandat historik pasi nuk ka ndodhur më përpara,” u shpreh ai.