Akademikë dhe profesorë, akuza për vjedhje dhe trafiqe

    410
    Sigal

    Reagon sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave kundër akuzave të një dite më parë të Prof Dëfrim Shkupit

    Pas shkrimit të PRpf.Dr Dëfrim Shkupit ka reaguar Prof. Dr Salvador Bushati duke thënë: Unë nuk kam kopjuar asnjë projekt për Prespën, Ohrin apo Pogardecin dhe nuk kam firmosur në asnëj lloj projekti që ka lidhje me këto zona, prandaj shpifja e Profesor Dëfrim Shkupit ëhsët tepërë e rëndë e [adrejtë dhe e papranueshme. Kështu u shpreh dje, sekretari i Përgjithshëm i Ajademisë s ë Shkencave, Salvador Bushati, në lidhje em akuzën e një dite më parë të profesor Shkupit për plagjiaturë nga ana e Akademmisë s ë Shkencave për punimet e grupit ndërkombëtar të punëës për projektin e Prespës, ku merrte pjesë edhe ai vetë. Duke vijuar më tej, Bushati thotë se kjo shtë një fyerje e rëndë ndaj Akademisë së Shkencave, por edhe për të personalisht. “Ne nuk mund të lejojmë pranojmë fyerjet e një profesori që mban inat ndaj meje vetëm e vetëm, pse nuk u pranua në Akademinë e Shkencave”, vijon ai. Dhe më tej shton: për këtë mospranim nuk jam unë fajtor sepse unë kam vetëm një votë, prandaj ai nuk ka përse mendon se fajin për mospranimin në Akademi ia akm unë”. Por më tej, sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, vuri në dukje disa akuza të rënda kundrejt Prof.Shkupit, duke e cilësuar atë si një shpifës, në kët drejtim.  Bushati tha: “Dr. Dëfrim Shkupin e kam njohur me kohë sepse kam qenë edhe në institut me të dhe e di fare mirë se këto shpifje janë pjesë e natyrës së tij”, u shpreh ai. Për ët sqaruar opinionin publik, Bushati vuri në dukje se asnëj nga akuzat e Shkupit nuk qëndron, ndërs apërcaktimi “shkatrimtar i akademisë” është i papranueshëm. Për këtë Bushati tha: Dëfrim Shkupin e njoh që nga Diskoklub Albania, e deri tek trafiku i vizave për jashët shtetit që ai bënte në emër të institucioneve. Kështu, Dëfrim Shkupi ka dërguar në Kanada 5 vetë”, nënvizon ai në reagimin e tij, karshi akuzës së nj diite më parë.  Nga ana e tij Prof.Shkupi një ditë më parë shkroi se:  “Nga shtypi u mor vesh se në datat 27-29 Tetor u organizua një konferencë shkencore, në Pogradec dhe Strugë, për liqenet e Ohrit dhe të Prespës. Në këtë konferencë u trajtuan arritje të disa projekteve mjedisore : “Ohrid Conservation ËB Project”, “UDNP Prespa Project” dhe “Prespa Biosphere Reserve Projects”. Këtë njoftim e jep Akademiku Salvatore Bushati, një nga iniciatorët e shkatërrimit të institucioneve shkencore në Shqipëri, që ka zënë vend në Akademinë e Shkencave, në sajë të trukeve të përdorura prej tij dhe disa përkrahësve. Përfitoj nga rasti të deklaroj se CV e tij është shumë herë më e varfër nga ajo e profesorëve të nderuar që konkurruan për t’u anëtarësuar në ASH”. Midis të tjerave Prof Shkupi foli edhe për plagjiatura të Akademisë së Shkencave ndaj projektit të Prespës, që ai dhe disa profesorë evropianë e kishin projektuar dis avite më parë. Por reagimi i Sekretarit të Akademisë së Shkencave Salvator Bushatit ka qenë gjithashtu i ashpër ndaj Dëfrim Shkupit.