Mjeku Alikja pushohet nga detyra, Kryemadhi: Qeveria e re do të riparojë padrejtësitë e Rilindjes

103
Sigal

Ditwn e sotme mjeku Ilir Allkja, pjesë e Urgjencës së QSUT-së, është larguar nga detyra. Allkja përgjatë muajve të pandemisë ka denoncuar shpeshherë situatën e rënduar në spitale, mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët dhe stafet mjekësore, apo mbajtjen e pacientëve në ambulanca për orë të tëra, për shkak të mbingarkesës në spitalet Covid.

Lidhur me vendimin për shkarkimin e mjekut Allkja ka reaguar edhe Kryetarja e LSI ,Monika kryemadhi.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik.
Ndryshimi po vjen!”, shkruan Kryemadhi