Tritan Shehu: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë pa kontratë dhe pa buxhet për vaksinimin anti-Covid

200
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, vlerëson vendimin e qeverisë kosovare për miratimin e fondit 40 milionë euro për të blerë vaksinën kundër koronavirusit dhe sulmon kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, po “udhëheq” shqiptarët drejt “imunizimit të tufës”.

Ish-ministri thekson se Shqipëria mbetet vendi i vetëm në Evropë “në det të hapur”, pa asnjë kontratë, traktativë dhe pa buxhet të miratuar për vaksinimin.

Postimi i Shehut:

Bravo Kosova, ndersa Rama po “udheheq” Shqiptaret drejt “imunizimit te tufes”, ose ndryshe sakrifikimit!

1-Qeveria e Kosoves miraton nje fond te vecante minimalisht prej 40 M E per te blere direkt Vaksinat Covid, per te gjithe popullesine.

Edhe Kosova ka aplikuar tek COVAX si Shqiperia, por duke e kuptuar ngadalesine dhe sasine e vogel qe siguron ai mekanizem, tashti po kerkon te bleje direkt vaksinat.
–Shqiperia ngel keshtu vendi i vetem ne Europe “ne det te hapur”, pa asnje kontrate, traktative dhe pa buxhet te miratuar per vaksinimin, e bazuar vetem te “mareveshja e angazhimit” me COVAX, ku ka paguar 1,4 ME, kur vendit i duhen reth 5,5 M doza!

–Nderkaq mbreme Agjensia Britanike certifikoi vaksinen Oxford\AstraZeneca, ai vend ka blere 100 M doza te saj per te filluar me 4 Janar perdorimin.

Po keshtu ditet e para te Janarit edhe EMA do te miratoje kete vaksine, nga e cila BE ka kontraktuar 400 M doza.

E permenda Oxford\AstraZeneca sepse ajo do te ishte nje vaksine e pershtateshme per vende e i yni: ka nje cmim te ulet reth 2,8 E, mund te transportohet e konservohet ne kushte te zakoneshme frigoriferike dhe nje efikasitet te larte.

–Por fatkeqesisht Qeveria jone nuk ka hapur asnje traktative edhe me kete kompani.

2. Kjo Qeveri e pa pergjegjeshme, sic duket qartesisht nga te gjitha veprimet apo mos veprimet e saj kerkon qe duke e lene gjendjen ne “renie te lire” te coje ne menyre cinike tek “imuniteti i tufes”, me nje cmim shume te larte kjo per jetet e humbura, shendetin e shkaterruar, cmimin e larte social e te ekonomise.

–Kjo eshte nje strategji mizore, per te justifikuar te cilen po perhapen edhe disa “shifra” imunizimi, qe vecse kerkojne t’i mbushin mendjen njerrezve se:

Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, qe si nje “fanar ndricues” nuk ka nevoje per testime, as per Vaksina, sepse populli “heroik” shqiptar nen udheheqjen “largpamese” te Rilindjes po e perballon me forcat e veta kete “agresion”