Sejmen GJOKOLI/ Se, një hall e kemi…

466
Sigal

 ( DIALOG NË VARGJE… ME MIKUN TIM VELEDIN KORKUTI )

 1.    Veledin Korkuti 

 Sot u flas me bindje

Si jo tjetër herë
Nderi edhe vlera
S’kanë asnjë vlerë.

Unë i përkushtuar
Me gjith’ qënien time
Po maskarallëku
S’luan asnjë qime.

Ai maskara
Me fillim e fund
Aman , i fituar
Ka dalë më në fund.

Unë me ndershmëri
Edhe pse jam kot
Po ç’kërkoj më shumë
Kur nuk gënjej dot?

Ai tip mashtruesi
Plot gënjeshtra ,lumë
Porse për çudi
Besohet më shumë.

Unë me punë djerse
Numëroj qindarka
Fukara sabahu
Më fukara darka.

Ai me miliona
S’di se nga i venë
Se përshkruan dot
Të shkruaj s’ka penë.

Dhe Ali Asllani
Që i ndritë shpirti
Se përshkruan dot
Këtë farë banditi.

Unë plot kontribute
Në Tiranë e Vlorë
Me besim në zemër
Me zemër në dorë.

Ti i rrije larg
Gjith’ kësaj proteste
Edhe merrje pjesë
Në mitingje feste.

Unë s’mbahesha fare
Edhe në fushatë
Edhe ty të thosha
Se keni të gjatë.

Unë në komision
Nga e majta isha
Do ruaja votën
Nga Sali Berisha.

Ti ,në krahun tjetër
Ti ishe me mëndje
Se mbroje Saliun
Mbroje votën tënde.

Në fund unë fitova
S’fitoi Berisha
Thashë se të munda
Po mbeta kush isha .

Ti mbete në punë
Ti te bankomati
Pse mos kapardisesh
Ky paskej qenë fati.

2.Sejmen Gjokoli

  Mos u mërzit, Velo,

Se nuk je i vetëm,

Do themi ca gjëra,

 Po, një herë tjetër.

Se kjo që po thua,

Me vargje poeti,

Ka ngjar dhe nga ne,

Këtej, buzë deti.

Ja ashtu si ti,

Tetë vjet me radhë,

Mbem nëpër protesta,

Në rreshtin e parë.

Dhe prapë aty jemi,

Ku na zuri hera,

Vendet janë të zëna,

Ne presim tek dera.

3. Veledin Korkuti

 Po ne prapa derës…

Na lanë gjithë jetën ….

Nuk e bëjmë dot ….

Që të kthejmë fletën…

Ç’është kjo e zezë…

A i daltë rrënja …

Ne vetëm i pjekim …

Ata ha gështenja….

Ne të punësuar ..

Vetëm për fushatë..

Ata marrin paga …

Nëpër bankomatë.

4.Sejmen Gjokoli

 Lere, mos pyet,

Ç’vete kjo punë,

Duket kontributi,

 Po vete në lumë.

Ca që nuk u dhamë,

S’u shitëm e blemë,

Dhe pse u fitua,

Prapë ku qemë mbemë.

Të pa punë ishim,

Të pa punë jemi,

Se me pd-ista,

Zyrat plot i kemi.

Sos me PD- ista,

Po  dhe të pa aftë,

Thonë s’të lë Europa,

Tu biesh në qafë.

Dhe ca tutje – t’hu,

Që e kthyen pllakën,

Sot janë bërë qengja,

Dje na vinin flakën…

Po të mos hamë hakun,

Se dhe ca nga tanët,

Si e ëmë e Zeqos.

Në majën e thanës.

Harrojnë të shkretët,

Se kanë vajt për punë,

Ca s’dinë ç’të bëjnë,

Ca dremisin gjumë…

Ca të tjerë firmat,

Hedhin si drejtorë,

Edhe pse në punë,

 S’kanë qenë një orë.

Edhe pse se dinë,

Nga lidhet gomari,

Morën pozicione,

Si prej shkencëtari.

Harrojn’ se ky vend,

Shqipëri vatani,

Kërkon të rilindë,

Ti shërohet xhani.