Përse e mban hapur atë derë, Monica?

566
Sigal

Monica të keqen…

Pse qëndron tek dera, a të keqen…

Përse e mban hapur atë derë…

kë pret, a të keqen…

të rikthehet Arben Malaj…

të të afrohen të larguarit…

apo pret të tjerë socialistë që të konvertohen në demokratë…

më kujton nënë Pashakon, a të keqen që e mbante derën hapur për partizanët…

apo atë nënë tjetër që e mbante hapur për ilegalët…

janë shtuar shumë këta të fundit, a të keqen…

Hall i madh, a të keqen…

Kohë të vështira na presin…

mirë bën që e mban hapur atë derë…

se ku i dihet…

pas 23 Qershorit, do të ketë realitete të reja…

për gjithsecilin prej nesh a të keqen…

direkt apo indirekt…

me dashje apo pa dashje…

materialisht apo shpirtërisht…

Monica të keqen…

Mos e mbyll atë derë, a të keqen…

do të ketë zhvillime të reja pas 23 Qershorit…

si kurrë më parë në këto 20 vjet…

ngado që ta rrotullosh, diçka e paparë dhe e pa ndodhur më parë, ka për të ndodhur…

nuk mund të ndodhë ndryshe, a të keqen…

Nuk më gabon parandjenja…

është trazuar keq…

nuk ke se nga e kap…

ndaj dhe ndoshta duhet shpërbërë…

duhet bërë nga e para…

ndoshta duhet të zerohet e gjitha çfarë ka ndodhur deri tani…

Hall i madh, a të keqen…

Mos e mbyll atë derë, a të keqen…

mbaje hapur…

se kështu si sillen të dy liderat, nuk ka sesi shpjegohet ndryshe…

Nuk pyesin më për asnjë… duket sikur po tallen me të gjithë në këtë vend… ndihen fitues ende pa u votuar… mender teje, pordhët në majë, a të keqen…

Hall i madh, a të keqen…

Mbaje hapur atë derë…

se ku i dihet… bie çatia e mund të na zërë brenda, a të keqen…

Se ATA nuk i gjen gjë …

populli e ha si gjithnjë çatinë mbi kokë…