Nuk ndalet makutëria e Edi Ramës për pushtet!

727
Sigal

Qeverinë, parlamentin, SHISH, prokurorinë, gjykatat në proces e sipër, pushtetin lokal, mediat kombëtare, opozitën kërkon që ta eliminojë…të gjitha këto pushtete tashmë janë të rrëmbyera nga një njeri i vetëm, Edi Rama. I vetmi institucion që ka mbetur ende i pa kapur është ai i presidentit, të cilin tashmë jo vetëm nuk e njeh, por edhe po shpejton që ta shkarkojë dhe zëvendësojë me ushtarë të tij.

Një fenomen i tillë në politologji, në rastin më të mirë quhet autokraci dh në atë më të keqin; diktaturë. Po përse i duhen një njeriu të vetëm të gjitha këto pushtete?!

Vetëm për të kalcifikuar me çdo mënyrë kapjen e shtetit, nëpërmjet të cilit bën pasuri për veten dhe një grusht oligarkësh, për të krijuar imunitet kriminal nëpërmjet sistemit të kapur të drejtësisë; përpunimit të opinionit dhe mendjeve nëpërmjet mediave të blera, etj. Pikërisht këtë situatë të rrezikshme, ku demokracia shqiptare po kthehet në një autokraci të Ramës e Rilindjes,ka trajtuar në punë e tij të radhës botuar në Mapo, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu