Ismail H. Xhaferi

Epigrame

Edi Rama
Partinë tonë që ish e majtë,
Ti e bërë të bejlerëve,
Ndaj dhe shumë nga deputetët,
Shpesh i zgjedh mes miliarderëve,
Gjithë socialistët e dinë,
More kryetari ynë,
Se ti na more partinë,
E çove në gijotinë!

Ikja e Arben Ahmetit nga ministria e Financave
Shqipëri, ç’hall që të gjeti,
Të iku Arben Ahmeti!
Si t’i mbajmë këto lot,
Mbetën financat pa zot!
Për ty, o tigër prej letre,
Ka rënë leku në siklet,
Si duron, moj ministri,
Si duron e nuk pëlcet?!

Eduard Shalsi
Dikur the: “Dhe në do vjedhim,
Por me takt e me karar.”
O moj ministri e shkretë,
Pse s’del lumi të të marrë?!

Elisa Spiropali
Ministrja e hollë si thana,
Ish-drejtore në dogana,
Vajton qyqja nëpër lisa,
U bë ministre Elisa!

Erjon Braçe
Socialist që nga fillimi,
Si gjithnjë do t’ia bësh fora,
Në mes deleve të zeza,
Vetëm ti zbardhon si bora.

















