Xhaxho Plaku: Rrofsh Evropë na ndreqe punë, një viktimë e tre spiunë!

791
Sigal

Moj Evropa Zonja Plakë.
Rrallë flet, po e ndez flakë.
Hall mëngjes e hall në darkë.
Knut, ku më shtrove jatak?!

Pa dëgjoni dhe një zë:
-Ku ka llafe s’është pa gjë.
Hapni sytë armiku s’flë.
Ose pirdhini mu në të!

Së bashku të ndreqim punë.
Për ju do bëhemi SPIUNË.
Amani ku ma shputë LU-në?
E ndreqi, i bëri munë!


Të them kusuret e mia,
Rroftë e qoftë qeveria!
Gëzon në bark dhe fëmija.
Feston arritjet e tija.

Bëmë reforma sa më ska.
Për të shkretin fukara.
Hidhi se kurrizi mba.
Ecim para, jo shaka!


U ngopëm, shifrat në rritje.
Tridhjetë vjet kishim në pritje.
Herë malore herë zbritje.
Herë me lot, herë zgërdhije!

Çdo gjë e dhamë Koncesione,
Ngritëm rroga dhe pensione,
Trash e trash përmbas kolone,
Herë ushqim, herë fleta tollone.

U ngopëm me ujë e drita,
Këtë lumturi e prita.
Të na rrojë dhe Opozita!
Po bëhen dyqind petrita!


Na u kënaq fund kurrizi.
Bashkë Dulja dhe Idrizi.
Si plepi e qiparisi.
Ç’bën kinezi, ç’bën orizi?

Gëzova, më rëntë pika!
Bashkë Luli dhe Monika!
Në Himn shpërtheu muzika.
Iku dhe Edi nga frika.

Anarkia iku e vate,
Për ty popull djeg mandate!
Për ty popull pa allate!
Do mish qengji e ha qaf pate.

Të dy palët, për ty popull,
Nga Kopliku e gjer në Dropull,
Mbytën anijen në vorbull ,
Shqipja lind veç Çerçiz Topull.

Ah, moj Shqipja në shpat Mali!
Epoka në vend nuk ndali,
E ka thënë dhe Spiropali:
“Rrofsh o Skënder Rama, djali!”

Rrofshi të dy palët rrofshi!
Gjithë çka vodhët, i gëzofshi!
Veç shifra për ne prodhofshi !
Unë u uroj, i pagofshi!!!

Nxirr Evropë, verdiktin nxirre!
Kot të thonë pleqtë, lavire,
Nxirre pallën dhe përmirre,
Zonjë e vjetër por me hire!

Rrofsh Evropë, na ndreqe punë!
O ndreqe, o bëji munë!
Një viktimë e tre spiunë.
Faktet në vesh seç t’i futnë.

Bëni ashtu siç ju dini,
Pini viagra dhe na Q*ni,
Shkrydhni veglat dhe na lini,
Shyqyr, në Afrikë na shpini!

Po ne do ta zgjidhim vetë.
Duro popull dhe dy vjet.
Ç’i qi t’ëmën ke një jetë.
Ne poshtë e bota përpjetë.

Do ta zgjidhim qetë e qetë.
S’pjerdhim sa të ketë kurbet.
Herë nga Mali herë me Det.
Do rrinë pleqtë, do ikin djemtë.

Knut, më thuaj si kalove?
Më thuaj konak ku shtrove?
Trego ç’bereqet më blove?
Në vesh vajzës ç’i kërkove?

Rrofsh, o Knut, zemra ime!
Na e bëtë lesh me qime,
Se ne s’bëjmë as depilime,
A u ardhshim për gëzime!

Robert Haxhi

Xhaxho, xhaxho zemra ime!
Nuk e di kur ndërrojmë qime?
Po na ra ky lesh që kemi.
Kam shumë frikë, se ku do vemi?!

Kam frikë, mos ngelemi dac?!
Hajde pastaj e dil në pjacë,
Po dhe mbuluar me lesh,
Prapë kam frikë e s’e marr vesh!

Ne na do me lesh Evropa,
Ta bëjmë leshin topa topa,
Po na desh të depiluar,
Do t’i shkul me të dy duart.

Si t’ia dojë Evropës xhani,
Jua bën Shqipua, mor amani!
Ua bëjmë dac si bythë sahani,
Vetëm juve mos u qani!

Ne e doni leshtë si pyll,
Prisni pak deri ne prill,
Në mos daç, dreqi e mori!
Ja dhe pak erdhi qershori!

Xhaxho Plaku

Pa kapak të jenë sahanët.
Ne, na rrofshin këta tanët!
Pëllumbeshat dhe azganët.
Spiropalët edhe Gjanët.
.
Të na rrojnë, na lënçin pas!
Se jam ngjirrur mezi flas.
E që llafin të të ngas.
Kush e si do të hajë glasë.
.
Se i dolën vëndit zot .
Ashtu si dje edhe sot .
Na e mbushën barkun plot .
Plastë ai që derdh kot lot .
.
Se na ruajnë mal e det.
Dhe kantieret në qytet.
Kafshojnë vuvas si qentë qetë.
Njëri leh e hanë dyzet.

Njeri leh e 40 hanë.
Ngjajnë me qentë sallahanë.
Thonë çdo hanë, të parat vanë.
Neve prapë këtu na kanë.
.
Populli i do të dy palët.
Purtha pse s’u mori shalët?!
Ç’kanë më shumë se kaq vandalët?
Me pak frymë i mbajnë të gjallët!
.

Njëra palë thotë: “Duan mua!”
Pala tjetër u rrëgjua.
Se votimi u afrua.
Për kë votoj s’tregoj … s’dua!
.

30 vjet ne i provuam,
As hamë pykë e as mësuam.
Edhe prapë ne do harrojmë.
Si manarët do votojmë.