Luan Laze/Endrrat e grave

551
Sigal

 Bani dhe Vali kishin dy vjet që punonin në një zyrë. Por njiheshin shumë kohë më parë. Që në tetëvjeçare. Pastaj jeta i çoi në rrugë të ndryshme. Edhe arsimimin e bënë veç e veç. Rastësia apo fati e deshi që të takoheshin sërish e të qëndronin bashkë për një kohë të gjatë aty në punë. Vali, mbaroi për ekonomi, ndërsa Bani, për juriste. Tani në atë zyrë secila ushtronte atë për të cilën kishte mbaruar shkollën. Të dyja ishin të martuara. Vali kishte dy vajza, ndërsa Bani një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeç. Kafen e pinin së bashku. Flisnin me njëra- tjetrën për bashkëshortët dhe fëmijët, kujtonin shkollën fillore dhe shoqet e klasës. Kështu për dy vjet.

për më shumë lexoni Gazetën Telegraf