Hyskë Borobojka:Sot premtime dhe llafe, nesër e kemi pas qafe

477
Sigal

Liderët e të dy forcave kryesore të politikës në Shqipëri, njëri i pozitës dhe tjetri i opozitës, i ngjajnë njëri-tjetrit si dy vëllezër binjakë apo si dy pika uji. Sa duken në horizont afrimi i zgjedhjeve elektorale, paraqiten të butë gojëmjaltë, dashamirës e tepër të sjellshëm. Bëhen tepër zemërgjerë, duke mos i kursyer fjalët e mira, mjaltë e sheqer për ata që u lypin votën. Veçse nuk e harrojnë zakonin, duke mos i kursyer fjalët e tharta për t’i sharë me rrënjë e degë e me ç’u mban pragu i shtëpisë kundërshtarët (edhe pse ligjërojnë se vërtet jemi kundërshtarë politikë, por vëllezër) Sa fut këmbën e “djathtë” (për mbarësi) viti i zgjedhjeve, fillojnë premtimet pa kandar, për të ardhmen e ndritur që e pret vendin, aq sa qytetarët s’i kanë parë as në ëndërr.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf