Hyskë Borobojka/ Vdis pa të dua

558
Sigal

Në njërin nga sokakët e qytetit, në një shtëpi të vjetër, por të bukur, jetonte Nasi Jargavani, një burrë që, jo vetëm lagjja, por i gjithë qyteti betoheshin për kokën e tij. I gjori Nasi jetonte fill i vetëm në shtëpinë e tij, si njëri pa njeri. Pa pritur e kuptuar, që në këmbë e në dhe, i shkreti Nasi ndërroi jetë. Atë ditë që ndodhi gjëma në shtëpinë e tij, qyteti shqeu sytë e mbeti me gojë hapur se, i ndjeri Nasi s’paska qenë filli vetëm, paska pasur edhe vëlla, motër e nipër. Por këta sa qe gjallë, s’kishin shkelur kurrë në shtëpinë e tij. E motra, Kalikrija, një grua bolldoke, sa mezi e nxinin fustanet, kushedi sa vite kishte që s’donte t’ia shihte sytë të vëllait.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf