Hyskë BOROBOJKA/ Dera dhe deriçka

486
Sigal

Për të mirë apo për të keq, Zeno Pafilles i kishte rënë risku, që të rrinte në paradhomën e shefit të tij, që duhej të priste gjithë ata që vinin e kërkonin eprorin e tij

       -Vdiqa, – ankohej ai, – s’më lënë rehat një minutë të rri i qetë si të gjithë. Të tërë sa vijnë këtu, një pyetje kanë: “Në zyrë është shefi?”

       -Po, aty është! – u thotë ai.

       Por s’mjafton “Po”-ja e tij, pasi ata fillojnë  e i lëshojnë pyetjet me breshëri, si plumbat e kallashnikovit.

       -Vetëm është apo me njëri?

       -Vetëm fare! – ua pret shkurt Zenoja.

       Por ç’e do, kjo virane përgjigje, nxjerr pyetjen tjetër.

       -Si duket sot shefi, në qejf është apo i janë mbytur gjemitë?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf