Malarja, shenjat e para dhe mjekimi i epidemisë

1467
Sigal

KUJDES! Drejtohuni tek mjeku nëse keni të dridhura të forta, temperaturë, skuqje dhe nxehtësi të lëkurës, dhembje koke, djersitje

Simptomatologjia. Inkubacioni ndryshon sipas llojit të protozoarëve. Në sëmundjen e shkaktuar nga  Plasmodium falciparum (tertiana maligna), inkubacioni është 9-14 ditë; nga PI. vivax edhe PI. ovale (tertiana bemgna): 11-20 ditësh, nga PI. malariae (quartana)- 27- -32 ditësh. Fillimi shfaqet me: të dridhura të forta (me te theksuara në malarjen katërditshe), ngritje të shpejtë te temperaturës në 39-41 për disa orë (7-10), takikardi, skuqje dhe nxehtësi të lëkurës, dhembje koke; pastaj me zbritje të shpejtë të temperaturës që shoqërohet me shumë djersitje. Pas një pushimi prej një dite (forma triditshe) ose prej dy ditësh (forma katërditshe), që kalojnë pa ethe dhe me gjendje të përgjithshme të mirë, fillon një akses i ri ethesh.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf