Kriteret dhe aplikimi për punësim/ Japonia do marrë mijëra punëtorë nga prilli i 2020-s. Britanisë i nevojiten; akitektë, psikologë, veterinerë dizajner etj

1268
Sigal

Sistemi e ri të vizave, i cili do të hyjë në fuqi në prill 2020, për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë

 

Japonia do të marrë qindra-mijëra punëtorë të huaj

Japonia planifikon që në vitet e ardhshme të pranojë qindra-mijëra punëtorë të huaj për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe mos përballjes nga të rinjtë të nevojës për fuqi punëtore.

Në këtë kontekst, parashikohet që me sistemin e ri të vizave, i cili do të hyjë në fuqi në prill 2020, të fillojë një hapje për punëtorët e rinj mysafirë. Qeveria japoneze do të ndërmarrë edhe hapa për të përmirësuar situatën e punëtorëve të huaj. Qeveria vendosi të marrë masat e nevojshme për të përmirësuar në të ardhmen kushtet e punës së punëtorëve të huaj dhe për t’i mbështetur ata në jetën e përditshme. Sipas masave të reja të miratuara nga qeveria japoneze, është parashikuar përmirësimi i orarit të punës, rritja e pagave si dhe garantimi i vendit të punës për punëtorët e ftuar. Qeveria japoneze është kritikuar për mungesë të përgatitjeve të duhura për qindra-mijëra punëtorë të huaj. Pretendohet se punëtorët e huaj që shkojnë në Japoni shfrytëzohen duke i punësuar ata në kuadër të programit të praktikës (Internship programs). Sipas informacioneve që japin avokatët, këta punëtorë, të cilët punësohen nën emrin e praktikantit (intern), shfrytëzohen nga firmat japoneze si fuqi e lirë punëtore dhe ata jetojnë të izoluar nga shoqëria. Përveç kësaj, thuhet se sekserët në vendet e origjinës së këtyre punëtorëve marrin prej tyre një sasi të madhe parash për ti ndihmuar të gjejnë një punë në Japoni dhe i futin në borxhe këta punëtorë. Në kuadër të masave të reja që ka marrë Qeveria japoneze gjithashtu synon të parandalojë situata të tilla duke bashkëpunuar më shumë me vendet e origjinës.

Emigracioni në Britani/ Sipas një vlerësimi, ky shtet ka nevojë për një numër të konsiderueshëm punëtorësh të kualifikuar pas Brexit-it

Britania ka nevojë për punëtorë arkitektë, dizajner të  Web-faqeve, psikologë dhe veterinerë

Sipas një vlerësimi të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, ky shtet ka nevojë për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të kualifikuar që vijnë nga shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian për t’i plotësuar vendet e punës që do të mbeteshin të lira pas Brexit-it.

Në raportin e hartuar nga Komisioni Këshillues për Migrimin bëhet thirrje që ministrat ta zgjerojnë listën e profesioneve që duhet të plotësohen nga punëtorët e huaj. Në mesin e profesioneve që duhet të kryhen edhe nga punëtorët e huaj janë arkitektët, dizajnerët e ueb-faqeve, psikologët dhe veterinerë.

Profesionet tjera që tashmë janë të përfshira në këtë listë duhet të zgjerohen për t’i mbuluar të gjitha nevojat e sektorëve përkatës, përfshirë praktikantët mjekësorë, artistët dhe inxhinierët. Autoritetet britanike ofrojnë lehtësira për personat që janë të kualifikuar për këto profesione, përfshirë pagesën e taksave më të lira për viza dhe heqje të kriterit për të ardhura minimale.

Udhëheqësi i këtij komisioni, Alan Manning, tha: “Tregu i punës sot është shumë më ndryshe nga ai i vitit 2013. Shkalla e papunësisë është më e ulët dhe punëdhënësit e sektorëve të ndryshëm të industrisë po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë të shkathtë për plotësimin e vendeve të punës”, shkruan “Independent”./express