Dokumentacioni për bashkim familjar me qëndrim në Itali

329
Sigal

SI KRYHET BASHKIMI FAMILJAR ME QYTETARË SHQIPTARË ME QËNDRIM TË RREGULLT  NË ITALI

Në bazë të normativës në fuqi, kategoritë e mëposhtme të familjarëve mund të kërkojnë bashkim familjar me qytetarë shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali.

 

  1. Bashkëshortë (ose pjesë e bashkimit civil), jo të ndarë ligjërisht dhe me moshë jo më pak se 18 vjeç;
  2. fëmijë të mitur,  edhe të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar me kusht që prindi tjetër, nëse ekziston, të ketë dhënë pëlqimin e tij.
  3. fëmijë në moshë madhore në ngarkim, në rast se nuk janë në gjendje të kujdesen për nevojat e tyre të jetesës për shkak të gjendjes shëndetësore që përbën invaliditet të plotë;
  4. prindër në ngarkim, në rast se nuk kanë fëmijë të tjerë në Vendin e origjinës apo prejardhjes;
  5. prindër mbi 65 vjeç që nuk kanë fëmijë të tjerë në Vendin e origjinës apo prejardhjes (ose kur fëmijët e tjerë eventualisht, të pranishëm në vendin  e origjinës apo prejardhjes nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye të rënda shëndetësore të dokumentuara).

 

Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar

 

  • Formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikues për vizë, formulari duhet të jetë i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore në praninë e punonjësit që merr kërkesën;
  • pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);
  • një fotokopje e pasaportës;
  • 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit pasaportë;
  • çertifikatë lindje shumëgjuhëshe me apostile (e lëshuar prej jo më shumë se tre muaj, vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).
  • fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali kërkues i bashkimit, ose prova e kërkesës së rinovimit.

–     fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI) prej jo më shumë se gjashtë muaj nga data e lëshimit.