37 % e shqiptarëve marrin borxh për t’u ushqyer

213
Sigal

Pandemia varfëroi qytetarët

 

Pandemia e Covid-19 ka futur në krizë edhe vendet e zhvilluara. Koronavirusi ka varfëruar dhe ka ulur ndjeshëm të ardhurat që marrin familjet në Shqipëri.

Në vendin tonë, familjet kanë siguruar më pak të ardhura për shkak të humbjeve që ka pësuar tregu i punës dhe rritjes së shpenzimeve shëndetësore.

Individët kanë rritur gjatë vitit të shkuar edhe kërkesën për të marrë borxh, shumica e të cilit, në 37%  e rasteve, ka qenë për konsum dhe 25% për blerje apo riparim të një prone. Pandemia ka rritur huamarrjen nga burimet jo formale. Afro 1 / 3-ta e huave të marra janë jashtë tregut bankar, ku 18%,  e zë blerja e mallrave me listë.

Sipas vrojtimit të Gjendjes Financiare të Familjeve të realizuar nga Banka e Shqipërisë, rezulton se 56% e familjeve në Shqipëri, realizojnë të ardhura mujore mes 17-50 mijë lekë,  28%  kanë të ardhura mes 50 dhe 100 mijë lekë dhe, vetëm  9% rezultojnë mbi këtë kufi.

Pavarësisht të ardhurave që realizohen, kryefamiljarët janë shprehur se niveli i shpenzimeve mujore është më i lartë, ku nevojiten minimalisht 20 mijë lekë në muaj. Pesha e shpenzimeve është rritur me 3 pikë përqindje që nga fillimi i vitit 2020.

Shumica e të anketuarve janë përgjigjur se nuk u ka ndryshuar aftësia paguese, ndërsa 37% raportojnë ulje të të ardhurave, çka ka vështirësuar pagesën e këstit të kredisë.