KLSH: 700 mln. euro abuzime nga administrata në 2020

352
Sigal

Në 2020  dolën zbuluar shkelje nga kadastra e deri te Ministria e Brendshme

Spiunët në administratë denoncojnë 7 raste  për korrupsion

 

Shërbimi për çështjet e brendshme, tek ankesat (Ministria e Brendshme), raportohen dy raste sinjalizimi” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Prej vitit 2016 kur u miratua ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” që mbikëqyret nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, institucionet shtetërore me më shumë se 80 punonjës dhe ato private me më shumë se 100, duhet të kenë një person të ngarkuar me këtë detyrë.

Por vit pas viti, sinjalizimet për abuzimet që mund të bëhen brenda institucioneve dhe bizneseve, kanë qenë në nivele të ulëta. Raporti vjetor i vitit 2020 tregon se, në total u kryen vetëm 7 të tilla për 6 institucione, ku shumica nga administrata dhe, vetëm një rast në sektorin privat.

Raporti vjetor i ILDKPKI tregon se, nga të dhënat statistikore rezulton se, në total janë ngritur dhe funksionojnë 168 njësi përgjegjëse në sektorin publik si dhe 440 njësi përgjegjëse në sektorin privat.

“Në këtë kuadër Inspektorati i Lartë ka marrë dhe ka administruar 149 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse pranë autoriteteve publike, ku nga analizimi i tyre konstatohet se në 5 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste në kuadër të ligjit 60/2016 i ndryshuar si më poshtë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar një rast sinjalizimi të regjistruar në Regjistrin e Sinjalizimit të Brendshëm në Njësinë Përgjegjëse mbi shkeljen e procedurave të prokurimit me vlerë të vogël.

Radiotelevizioni Shqiptar pranë të cilit është paraqitur një rast sinjalizimi ardhur nga njësia vendore Gjirokastër, për dyshim mbi praktika korruptive, ndërkohë që nga hetimi rezultoi se nuk ka pasur shkelje të karakterit administrativ.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (Ministria e Financave), në të cilën është regjistruar një rast sinjalizimi, nga auditi i brendshëm në përfundim të kontrollit të kryer dhe në zbatim të procedurës së hetimit administativ rezultoi se, nuk ka pasur kundravajtje.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pranë së cilës është regjistruar një rast sinjalizimi dhe nga hetimi administativ është marrë masë disiplinore ndaj nëpunësit të gjetur në shkelje të detyrës.

Shërbimi për çështjet e brendshme, ankesat (Ministria e Brendshme) në të cilin raportohen dy raste sinjalizimi” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Sa i takon sektorit privat nga njësia e posaçme janë marrë dhe administruar 237 raporte ku nga analizimi i tyre konstatohet se, nga një njësi përgjegjëse është paraqitur një rast sinjalizimi.

ILDKPKI raportoi gjithashtu se, gjatë vitit 2020, në ushtrim të kompetencave ligjore si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja, Inspektorati i Lartë ka regjistruar dhe trajtuar 9 raste sinjalizimi dhe një kërkesë mbrojte nga hakmarrja. Nga analizimi i rasteve të paraqitura rezulton se 7 raste sinjalizimi të jashtëm kanë ardhur nga sektori publik dhe dy raste nga sektori privat.

Raporti në Kuvend, KLSH: Mbi 700 mln euro dëme nga institucionet shtetërore gjatë 2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor të performancës për vitin 2020, duke bërë me dije se janë 711.8 milionë euro dëm shkaktuar buxhetit të shtetit nga institucionet shtetërore.

Referuar raportit të KLSH, ndarja është në dy zëra: i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë euro si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi, por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marrë nga autoritetet. Ky dëm i madh ekonomik është konstatuar me anë të 145 auditimeve që ka kryer KLSH-ja. Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.

Sipas KLSH, detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore, nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën.

KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.