Valixhja me 600 milion lekë, hoqi brenda natës taksën e qumështit pluhur

606
Sigal

Heqja e taksës së qumështit pluhur për fabrikat e bulmetit që mashtrojnë se i kanë prodhime bio nuk ka qënë bamirsi për importin por pazar mes palëve. Ja 5 sekserët që negociuan për qumështin pluhur dhe vajin e palmës në emër të ‘Bosëve‘ të përpunimit që kanë monopol 80%, të përzierjes së pluhurit të bardhë me ujë

Ja negociatat sekrete për qumështin pluhur nga ‘Bosët’ e përpunimit të qumështit që kanë monopolin e 80%

Për këtë indicie korrupsioni, me provë ndryshimin e ligjit brenda natës, SPAK duhet të pyes se në cilat “duar” përfunduan verdhushkat që detyruan komisionin të mblidhej në mes të natës, ndërkohë që vetë Kryesia e Kuvendit, ka pranuar se është bërë një takim ilegal para mbledhjes për heqjen e taksës

 Një informacion konfidencial nga Ministria e Financave, ka bërë me se heqja e taksës së qumështit pluhur për fabrikat e bulmetrave, nuk ka qenë “bamirësi” e qeverisë për importin, por ka qenë pazar mes palëve.

Pronarët e 3 fabrikave të qumështit, që kanë monopolin e 80% të produkteve qumësht, djathë, gjalp, kos, salcë kosi e gjizë me etiketa false në treg, nisën një lobim për të hequr këtë taksë dhe arritën të korruptonin  kupolën e qeverisë.

U mblodhën 30 fabrika të kryesuara nga kompanitë mashtruese “Lufra”, “Erzeni” e “ Natyral”, që hirrën e bëjnë qumësht, kos, gjalp e djathë me vaj palme, kimikate e qumësht pluhur, të cilat lobuan te kupola e mafies qeveritare, nëpërmjet 5 sekserëve të vetë emëruar si kryetarë shoqatash të prodhuesve e përpunuesve.

Pasi dorëzoi “valixhen” me 600 milionë lekë te “personi i duhur” i kupolës qeveritare, lobuesit e fabrikave të qumështit, u njoftuan nga Kuvendi, se mesnatën e 3 nëntorit 2021 do bënin një takim paraprak jo zyrtar në Komisionin e Ekonomi-Financës, për heqjen e taksës së qumështit pluhur.

Madje flitet se edhe është kërkuar nga bashkitë që të heqin të gjithë fshatarët që tregtojnë nëpër rrugë a tregje bidonë me qumësht.

Ndërsa mesditën e 4 nëntorit, në takimin zyrtar e mediatik me shoqatat e fabrikave, komisioni parlamentar e hoqi taksën nga paketa fiskale e vitit 2022, dhe i lejoji fabrikat ta përdorin lirshëm e pa kufizim qumështin pluhur, vajin e palmës, kimikatet, niseshtenë, miellin, hirrën etj.

Takimi sekret në mesnatë, u pranua nga zyra e shtypit e Kuvendit, prej të cilës u sqarua se ishte një takim konsultues para se të merrej vendimi për heqjen ose jo të taksës së qumështit pluhur.

Ky takim nate, është bërë më 3 nëntor, pas deklaratës që bëri Ministrja e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj paradite në komisionin e finacës, ku tha se në buxhetin e ri ishte përfshirë dhe taksa e qumështit pluhur 10 lekë për çdo kilogram.

Ndërsa takimi zyrtar me lobuesit e qumështit, u publikua në “FB” nga ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ku njoftonte se ishte finalizuar marrëveshja për heqjen e taksës së qumështit pluhur.

Kjo konfirmohet dhe nga projekt-ligji që ka publikuar Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla më 5 nëntor, ku thuhet se me vendim të komisionit parlamentar të ekonomi-financave, është shtuar neni 4, me të cilin hiqet taksa e qumështit pluhur për fabrikat.

Pas heqjes së taksës, ka reaguar deputeti Erjon Braçe, i cili ka bërë këto pyetje retorike në “FB”: – Kur kështu? Si kështu? Qeveria qenka tërhequr nga taksa e qumështit pluhur? Po pse? Për herë të parë dëgjova që e pranuan vetë, se përdorin qumësht pluhur”.

Mirëpo ja zoti Braçe, që në qeverinë tende, valixhja e lobimit me 600 milionë lekë të kriminelëve ushqimorë me logot “Lufra”, “Erzeni”, “Zepa Natyral” etj., pati më shumë fuqi dhe leverdi, se ligji për të ndaluar rrezikun e jetës dhe zhvatjen e popullatës me mashtrim nga këto fabrika.

Për këtë indicie korrupsioni, me provë ndryshimin e ligjit brenda natës, SPAK duhet të pyes Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financës, Eduard Shalësi, Ministren e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca; se në cilat “duar” përfunduan verdhushkat që detyruan komisionin të mblidhej ilegalisht në mes të natës për të hequr këtë taksë që lejon krimin ushqimor./Pamfleti