Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspekton përfundimin e shkollës “ Lasgush Poradeci”: Do kthejmë Kombinatin në polin e ri të kryeqytetit

324
Sigal

Ditën e djeshme Kryetari i Bashkisë Tiranë pati disa takime shumë të pritura nga qytetarët të cilat  kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me jetën e tyre dhe me rritjen e cilësisë së saj. Kështu ai ishte në përfundimin e punimeve të shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. “Shkolla më e bukur në Republikë!  Çdo shkollë të re që po bëjmë në Tiranë, është më e mirë se shkollat që sapo kemi përuruar.  Veprat mbeten, fjalët i merr era!”-u shpreh ai.

Po kështu Veliaj konfirmoi edhe njëherë se qytetarët, banorët e lagjes “ 5Maji” , në të cilën do ngrihet një kompleks edhe më i bukur për qytetin, se “5 Maji” do të jetë lagja më e mirë e Tiranës – me urbanistikë, ndërtime cilësore dhe shërbime pranë banesave, vlera e të cilave do të jetë më e madhe se shtëpia që humbën pas tërmetit.  Jam shumë i lumtur për gjithë punën e shkëlqyer që po bëjmë këtu dhe mezi pres që, për Vit të Ri, 100 familjet e para të marrin çelësin e shtëpisë së tyre të re.”- tha ai në fjalën e tij nga Kombinati , aty “ku po ndërtojmë një tjetër lagje model për familjet e mbetura pa shtëpi prej tërmetit, e ku ka përfunduar puna për 2 pallatet e para, nga 40 të tillë që do ta kthejnë Kombinatin në polin e ri të Tiranës.”-tha Veliaj.