APP: Ja rregulli i ri i nënshkrimit 7 ditor të kontratave me tenderat

342
Sigal

 

Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të jenë korrekte në mënyrën sesi bëjnë ndjekjen e zbatimit të një kontrate kur kanë lidhur këtë të fundit me një operator ekonomik.Në këtë kontekst në një rekomandim të fundit APP ka theksuar së plani i zbatimit të kontratës mes palëve duhet të nënshkruhet brenda shtatë ditësh ndërkohë që të dyja këto palë duhet të parashikojnë risqet që mund të hasen gjatë zbatimit. Lidhur me këto të fundit është sqaruar se rreziqet që mund të pengojnë zbatimin mund të jenë të ndryshme për shembull pandemia Covid-19, kushtet atmosferike të stinës, si dhe shkaqe të tjera në varësi të objektit lë kontratës që do të zbatohet. Por sa i takon këtij parashikimi duhet të plotësohen të gjithë elementët që lidhen me ngjarjen, me përgjegjësit, me masat që mund të merren për të ulur këtë rrezik.

“Agjencia e Prokurimit Publik (ne vijim “APP”) në ushtrim të kompetencave të saj, ne zbatim të nenit 23, germa ‘\:” dhe “dh” si dhe pikës 2, te nenit 124 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”), për dhënien e këshillave dhe asistencës në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik si dhe funksioneve monitoruese në drejtim të zbatimit të kontratës, duke u nisur nga formularët standarde të planit të zbatimit të kontratave të dërguar nga autoritetet kontraktore, në adresën elektronike [email protected] dhe në rruge shkresore, rekomandon si me poshtë vijon:

Autoriteti/enti kontraktor është përgjegjës për zbatimin e kontratës së nënshkruar, sipas kushteve kontraktuale. Gjatë planifikimit të zbatimit të kontratës autoriteti/enti kontraktor ne bashkëpunim me kontraktorin, duhet të parashikojë rreziqet e mundshme që mund të shfaqen gjatë fazës së zbatimit dhe që mund të bëhen shkak për mosrealizimin në kohën, cilësinë dhe koston e parashikuar të kontratës, të tilla si : mund të jenë: pandemia Covid-19, kushtet atmosferike të stinës, si dhe shkaqe të tjera në varësi të objektit lë kontratës që do të zbatohet.

Duke evidentuar rreziqet e mundshme, autoriteti/enti kontraktor ne bashkëpunim me kontraktorin, që në fazën e planifikimit të zbatimit të kontratës, merr masat paraprake për të shmangur moszbatimin e saj sipas kushteve kontraktuale të nënshkruara, në rast se rreziqet e parashikuara shfaqën gjatë fazës së zbatimit të kontratës.