Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shkurt 2024

20
Sigal

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar-Shkurt 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shkurt 2024, u realizuan në masën 104.9% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 14 përqind më i lartë ose rreth 10.2 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në periudhën 2 mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 20.7 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shkurt 2024

Të Ardhurat

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shkurt 2024 arritën në rreth 104 miliardë lekë ose 104.9% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën 6.85 miliardë lekë më shumë, ose 7.1% më shumë se në Janar-Shkurt 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 95.3 miliardë lekë, 12.2 miliardë ose 14.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 4.6 miliardë ose 5.1% më shumë se plani 2-mujor për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 32 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 4.5% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 2 mujorin rezultojnë 21.7 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 8.6 miliardë lekë, 327 milionë lekë ose 4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 401 milionë lekë, 54 milionë ose 11.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, 34 milionë lekë ose 2.7% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 2 mujorin 2024 u realizuan në masën 63.3 miliardë lekë, 10.8 miliardë ose 20.6% më shumë se 2 mujori  i vitit të kaluar, si dhe 5.6 miliardë lekë, ose 9.7% më shumë se plani i 2 mujorit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 13.7 miliardë lekë, 3.8 miliardë ose 38.7% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 2.3 miliardë ose 19.7% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 2 mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 2 mujore 2024 janë 2.7 miliardë lekë, 241 milionë lekë ose 9.8% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 5.9 miliardë lekë, 1 miliardë lekë, ose 20.6% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 23.2% më shumë se plani i 2 mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 10.5 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 15.5% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 257 milionë ose 2.5% më shumë se plani i 2 mujorit 2024.

Taksat nacionale, për peridhën 2 mujore 2024 u realizuan në masën 7.5 miliardë lekë, 924 milionë lekë ose 14.2% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 203 milionë lekë ose 2.8% më shumë se plani për 2 mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 16.5% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe realizim 107.3% të planit për 2 mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 14 përqind më i lartë ose rreth 10.2 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 11.3 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 11.2 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 96.1 përqind të planit të periudhës dhe 13.6 përqind të planit vjetor.

Niveli i suficitit në periudhën 2 mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 20.7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 14.1 përqind më i ulët ose 3.4 miliardë lekë më pak.

 

Grafik: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 2 Mujori 2024 (në milionë lekë)

                  Burimi: Ministria e Financave (2024)