Vaksinat “AstraZeneca”: BE i refuzon, Shqipëria i pranon

365
Sigal

Kompania Covax që u përzgjodh nga qeveria për të furnizuar Shqipërinë me vaksina publikoi planin e shpërndarjes ku vendi ynë do të marrë 141 mijë e 600 doza. Këto vaksina do të përdoren kryesisht për vendet e botës së tretë, pasi Gjermania, Zvicra, Franca, Suedia etj. kanë rekomanduar mos përdorimin e saj pasi nuk kanë garanci

Zvicra, Franca, Suedia e Gjermania nuk autorizojnë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca

Covax ka publikuar planin e shpërndarjes së vaksinave, ku vendi ynë do të marrë 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca. Në total aleanca parashikon të shpërndajë 1.2 milionë doza.

Aleanca Covax u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 190 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së. Covax ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës.

Nga ana tjetër për Kosovën e cila ende nuk ka filluar vaksinimin planifikohet të jepen 100 mijë e 800 doza. 190 vendet që i janë bashkuar Covax, prillin e kaluar synonin një qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave për të gjitha vendet.

Drejtori i Përgjithshëm i GAVI, javën e kaluar tha se Covax synonte të jepte 2.3 miliardë doza deri në fund të vitit, përfshirë 1.8 miliardë në vendet me të ardhura më të ulëta pa ndonjë kosto për qeveritë e tyre.

Zvicra i thotë “jo” vaksinës së AstraZeneca-s: “Nuk ka prova të mjaftueshme për efektivitetin”

Zvicra nuk ka aprovuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca, me pretendimin se provat për të dhënë dritën jeshile, nuk janë të mjaftueshme.

Sipas agjencisë që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave në Zvicër, janë të nevojshme të tjera studime për të provuar efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Vaksina e AstoZeneca, jo për të moshuarit

Franca e Suedia kanë ndjekur shembullin e Gjermanisë duke vendosur të mos e rekomandojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për moshat mbi 65-vjeç. Presidenti francez Emmaneul Macron deklaroi hapur se kjo vaksinë nuk ka pothuajse asnjë efekt mbi grupmoshën në fjalë. Kundershtimet ndaj vaksinës së Astra Zeneces vijnë në mesin e përplasjeve të forta të bllokut europian me kompanine britaniko-suedeze për shkak të problemeve me furnizimet.