Sigal

Këshilli Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar marrëveshjen e huas për rrugën Tiranë-Elbasan.

Në vendim thuhet se borxhi që do të merret për riparimin e rrugës Tiranë-Elbasan, do të jetë 16 milionë dollarë.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendim.