PPP për 2021-n gllabërojnë 150 miliardë lekë

750
Sigal

Financimi i koncesionarëve nga fondi i buxhetit të shtetit do të arrijnë kulmin nga 1 janari 2021 kur taksapaguesit do të paguajnë për llogari të oligarkëve, 152 milirdë lekë vetëm për 1 vit. Kjo shumë mjaftonte që të gjitha pensionet të rriteshin me 50%. Denoncimi: BERZH paguan 600 mijë euro për 1 km rrugë, ndërsa qeveria e Rilindjes 5 milionë euro

Koncesionet PPP arrijnë kulmin e financimeve gjatë vitit tjetër

Financimi i kontratave koncesionare nga fondet buxhetore do të arrijë kulmin përgjatë vitit 2021-përkatësisht me 15.2 miliardë lekë. Kjo shumë pritet të jetë më e madhja e përqendruar në një vit buxhetor për financimin e këtyre kontratave. Planifikimi i financimeve për PPP-të u azhurnuam në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 që u publikua sot në fletoren zyrtare. Financimi i lejuar në vitin 2021 pritet të arrijë në 3,3 për qind te të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, teksa limiti i këtij kufiri i përcaktuar në ligjin organik të buxhetit është 5%.Për vitin 2020, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, është rreth 22.42 miliardë lekë. Për vitin 2020 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP-ve, kapin vlerën rreth 14.6 miliardë lekë.Ministria e Financave ka sqaruar se në buxhetin 2020 është respektuar kufizimi ligjor, pasi vlera e parashikuar prej 14.6 miliardë lekësh për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2020, përbën vetëm 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekësh.Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total rreth 12.63 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 6.25 miliardë lekë shpenzime korrente.Kundrejt faktit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 44.2% më i lartë ose rreth 3.87 miliardë lekë më shumë.Pagesat faktike, në total për 11-mujorin 2019, rezultojnë 11.56 miliardë lekë ose 91.5% e planit vjetor 2019, të ndryshuar. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji janar, me 2.9 miliardë lekë nga të cilat 2.52 miliardë lekë është pagesa për kontratën e MIE-s “Ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit”, specifikisht për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kontrate.Krahasuar me pagesat faktike për 11-mujorin e vitit 2018, fakti 11-mujor i vitit 2019 rezulton në masën 4.1 miliardë lekë më shumë ose 55.9 për qind më i lartë.Theksojmë faktin, se për kontratën koncesionare/PPP, “Ndërtimi i rrugës së Arbrit”, në vitin 2018 nuk ka pasur asnjë pagesë buxhetore.Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për muajin e fundit të vitit 2019, fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 742.5 milionë lekë, nivel ky që do të përmbushte 97.4% planin vjetor për vitin 2019.