Tryeza me biznesin. Rama: Penalitete edhe më të rënda nëse vërejmë shkelje

710
“Gjobat dhe penalitetet do të jenë edhe më të forta në luftën kundër informalitetit” – këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar paraditen e së hënës me përfaqësues të biznesit shqiptar, në fokus të të cilit ka qenë lufta kundër informalitetit.
“Nga informaliteti plagosen përditë ata që duhet të jenë të garantuar e të mbrojtur dhe përfitojnë të gjithë evazorët, që duhet të përgjigjen përpara ligjit. Aksioni ynë është një kundërveprim agresiv kundër kësaj situate”- ka thënë Rama. 
Rama ka theksuar se qeveria e tij ka nxjerrë nga koma ekonominë e vendit dhe ka shmangur një kolaps të plotë financiar, që do të vinte si pasojë e kolapsit të sistemit energjitik. 
“Mos harroni se 2 vjet më parë ky shtet mblidhte 23% më pak nga të gjithë kontributet dhe kaq ishin të ardhurat nga kontributet këtë vit dhe që do arrijë 27% falë punës së drejtores së doganës dhe falë një kapërcimi historik të TVSH dhe sigurimeve shoqërore. I kemi shpëtuar një kolapsi financiar si rez i një kolapsi zinxhir që do sillte re
Në në fazën e parë stabilizuam financat”-tha kryeministri gjatë flasë së tij
Penalitetet, Rama:100 milionë gjobë nëse kapim inveentare të trukuara
Rama në fjalën e tij tha se 100 milionë lekë do të jetë gjoba nëse kapen dhe identifikohen inventar të trukuar si dhe theksoi rritje dhe shumefishim të gjobave për cilindo që nuk jep kuponin tatimor
“Kush do të kapet në kushtet e financimit të një turpi që bota e ka bërë të qartë se cfarë turpi është do të trajtohet si pronar shprehjesh.Punëtor në të zezë mund të ketë po nesë do identifikohen do të jetë e zeza e atyre që i mbajnë. 25 vjet janë boll për detyrimin që ne i kemi si qeveri të gjithë atyre që kanë të drejtë vote por janë bërë nul”-tha Rama
Të ardhurat, Rama :Kemi humbje po nuk janë para as të vjedhura as në drejtim të paditur
Kryeminsitri Rama është shprehur optimist se brënda vitit qeveria e tij do t’i arrijë objektivat e arkëtimeve nga taksat dhe tatimet.
“Na mungojnë rreth 155 milion dollare, 25 milion dollarë janë të ardhurat e munguara nga çmimi i naftës dhe minerareve në tregun ndërkombëtarë. 3 milion dollar nga ulja e importit të eneregjisë,janë mungesa për ne.7 milion dollarë janë nga ulja e barrës fiksal. 11 milion dollarë mungojnë për shkakun teknik të ndryshimit të teknikës ekonomike. 30 milion dollarë inflacioni më i ulët. E kemi ulur inflacionin në krahasim me dy vitet më parë.32 milion dollar mungojnë për shkak të cigareve.Kemi pranuar që po rrisim akcizëën se duam të dekurajojmë duhapirjen.Është rritur prodhimi i materialeve të nevojshme për cigarette në vend 
Jemi në volumin e shumës që propagandohen.Këto para as s’janë vjedhur as drejtim të paditur por janë shënjë alarmi se çfarë po na ndodh me të ardhurat. Nga ky process që është një process operacioni me dhiimbkje të mëdha pë ata që shkelin ligjin
Një shtet i shkatërruar nuk rimëkëmbet në dy vjet”.-shtoi kreu i qeverisë
Ahmetaj: Nëse nuk merrni kuponin tatimor financoni varfërinë
Në tryezën e zhvilluar me dhomën e tregtisë ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj sërish i mëshoi fort luftës kundër informalitetit duke theksuar se është lufta kundër pabarazisë. 
“Lufta kundër informalitetit është në themel luftë kundër pabarazisë. Beteja kundër informalitet është betejë kundër varfërisë. Mungesa e shumave të konsiderueshmenë buxhet të shtetit sjell një vend më të varfër”-tha Ahmetaj
Ministri theksoi gjithashturëndësinë e marrjes së kuponit tatimor si kusht për më pak varfëri në vend duke u bërë thirrje qytetarëve të marin kuponin që mos financojnë varfërinë mungesën e spitaleve shkollave rrugëvë etj.
Sigal