Skandali i radhëve në Ministrinë e Transporteve

693
Sigal
Pas radhëve në disa nga shërbimet publike në Shqipëri që të rikujtojnë radhët e dikurshme të komunizmit, ato janë shfaqur edhe në një drejtori që varet nga Ministrii Transporteve, Edmond Haxhinasto. Procedurat e zgjatura burokratike dhe mungesa e informacionit tek drejtoria rajonale e transportit rrugor në Tiranë, bëjnë që çdo ditë të krijohen radhë të gjata dhe pakënaqësi tek qytetarët. Nëse ke nevojë të rinovosh patentën, të ndryshosh lejen e qarkullimit, apo të kryesh procedura të tjera tek drejtoria rejonale e shërbimeve të transportit rrugor në kryeqytet, nuk i shpëton dot kësaj radhe. Ky shërbim për qyetarët është shndërruar në një torturë të vërtetë. Mungesa e informacionit, dhe procedurat e zgjatura krijojne pakënaqësi tek qytetarët. Aktualisht qyteti i Tiranës ka rreth 800 mijë banorë dhe rreth 200 mijë automjete. Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me dokumentacionin e automjeteve kryen pranë kësaj drejtorie.