Shqiptarët preferojnë “Atdheun” – 2018, gjysma e verës rezulton me 178 mijë turistë më shumë

708
Sigal

Turistët shqiptarë zgjodhën vendin e tyre për t’u relaksuar, ky është rezultati për gjysmën e parë të verës. Nisur nga shifrat e siguruara për periudhën qershor- korrik 2018 janë 178 mijë shtetas shqiptarë që kanë hyrë më shumë në vendin tonë, krahasuar me muajt qershor-korrik të një viti më parë. Nisur nga shifrat e bëra publike për televizionin SCAN nga Policia e Shtetit rezulton se ky numër është në rritje duke përjashtuar muajin gusht i cili është periudha që lëvizjet janë më të shumta të cilat mund të ndryshojnë trendin pavarësisht nëse janë shtetas që vijnë për turizëm ose jo. Ajo që vihet re nga të dhënat është se nuk është i njëjti trend sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë jashtë kufirit, lidhur me daljet rezulton e kundërta të paktën për dy muajit qershor dhe korrik 2018. Nga përllogaritjet e shifrave rezulton se janë 30 mijë shtetas shqiptarë më pak të cilët kanë dalë jashtë kufirit. Kjo do të thotë se shumë shqiptarë kanë përzgjedhur t’i kalojnë ditët e nxehta të qershorit dhe korrikut në vendlindje dhe një numër më i vogël se në 2017 kanë preferuar t’i kalojnë jashtë kufirit. (SCAN)