Shpopullimi i Shqipërisë/ Ndërkohë që shqiptarët emigrojnë masivisht, Rilindja lehtëson lejet e punës për të fuqinë punëtore të huaj

278
Sigal

Leja e punës për shtetasit e huaj, qeveria miraton procedurat

Bizneset shqiptare që kanë punësuar të huaj mund të aplikojnë online në portalin e-Albania për marrjen e lejes të punës për këta shtetas.

Kërkesa drejtuar Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), shoqëruar me dokumentacionin përkatës, mund të bëhet nga vetë shtetasi i huaj ose punëdhënësi i tyre.

Vendimi i qeverisë me kriteret, proceduarat dhe tarifat e pajisjes me leje pune i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se aplikuesi përveç kërkesës në gjuhën shqipe, duhet të dorëzojë online, dokumente (të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin nga noteri), si: kontrata e punës; kualifikimet profesionale; prokurën nga i huaji apo punëdhënësi, nëse aplikimi kryhet nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar, si dhe kërkesën e paraqitur në institucionet përkatëse, për t’u siguruar në skemat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tarifa për marrjen e lejes të punës për ata shtetas të huaj, që pajisen për herë të parë, do të jetë 6, 000 lekë, ndërsa për ata që u ripërtërihet leja e punës tarifa është 3,000 lekë.