Projektligji për investimet, Ikonomi: Synon shmangien e boshllëkut ligjor për investitorët

526
Sigal

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot projektligjin “Për një ndryshim në ligjin Nr.55/2015 “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ndryshimi konsiston në zgjatjen e afatit të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit të investitorit strategjik dhe procedurën e veçantë të të asistuarit. Ky afat parashikohet të zgjatet deri në 31 dhjetor të vitit 2020, nga 31 dhjetor 2019 që parashikohet në ligjin nr. 55/2015.

Zv.Ministrja Ikonomi informoi se MFE është duke hartuar një projektligj të ri për investimet dhe duke qenë se ky projekt nuk do të jetë gati brenda datës 31 dhjetor 2019, ndryshimi i propozuar në ligjin aktual synon të shmangë krijimin e një boshllëku ligjor, në mënyrë që investitorët të mos kenë ku të drejtohen dhe aplikojnë për përfitimin e statusit të investitorit strategjik.