Pensionet/ Ja si do merret lekët në bankë me kartë universale

35
Sigal

Të moshuarit në vend do të duhet të presin muajin prill për të marrë ca para më tepër në pensionin e tyre mujor. Shtesa që ata do të marrin bazohet në ecurinë e deritanishme dhe parashikimet për vijimin për inflacionin. Por sipas përllogaritjeve, nëse marrim një pensionist që në Shqipëri paguhet nga 8000-15000 lekë të reja në muaj, atij do i shtohet me 500 lekë të reja në muaj. Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi pak javë më parë se po rishikohet skema e pensioneve dhe ajo e mbështetjes sociale.

Lekët do të merren në bankë

Qeveria ka paralajmëruar që këtë vit, pensionistët do të kenë mundësi për të tërhequr pensionet në ATM, duke shmangur radhët e gjata në postë. Kështu, pensionistët nuk do ju duhet të hapin llogari bankare ku iu mbahet komision dhe as në pikat e postës, ku do duhet të rrinë në radhë.

Synohet që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë këtij viti, çdo pensionist do të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione.

Me postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision. Kujtojmë këtu dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama në fund të vitit që kaloi. “Bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë. Eficenca e transaksioneve, pagesat direkte janë me metoda tradicionale. Qeveria duhet të fokusohet te inovacioni, faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar, që në janar të vitit 2023, duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, aplikimi i protokolleve të open banking. Afat, ky i përsëritur”, -tha ai.