Pas miellit dhe energjisë do rritet edhe uji i amballazhuar

339
Sigal

Shqipëria vendi i dytë në Europë për rezervat ujore, nuk arrinë të plotësojë nevojat për ujë të pishëm. Qytetarët furnizohen me uji industrial, pavarësisht se e paguajnë për ujë të pishëm. Reagon Erion Braçe: Do të rritet edhe çmimi i ujit të ambalazhuar. Kartelet e shoqatave do veprojnë njëllojë sikurse vepruan me dyfishimin e çmimit të plehrave kimike, miellit, kafesë dhe ushqimeve

Shqipëria, vendi i dytë në Europë për rezervat ujore, nuk arrin të plotësojë nevojat me ujë të pijshëm. Ndërkohë çmimet janë më të shtrenjtat dhe qytetarët paguajnë për ujë industrial dhe jo të pijshëm. Madje rasti më ekstrem, që “ujë ka dhe ujë nuk ka”, është në Vlorë, ku niveli i prodhimit të ujit është rreth 700 litra në sekondë dhe arrihet të merret vetëm rreth 200 litra në sekondë. Vende si Gjermania, Austria, Polonia që nuk janë  kaq të pasura më ujë, e kanë falas për popullin e tyre, kurse në Shqipëri ende nuk është realizuar prej vitesh premtimi elektoral 24 orë ujë.

Rritja e çmimeve në Shqipëri ka shqetësuar shumë qytetarë, të cilët e shohin të papërballueshme përballë rrogave të ulta dhe standartit të lartë. Për këtë rritje ka reaguar edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe i cili prej ditësh bën thirrje për ndalimin e këtij fenomeni, i cili po dëmton qytetarin. Kjo frymë e Braçes është kundër qeverisë së tij, duke u kthyer në zërin kritik dhe kundër arsyetimeve të qeverisë rreth pagave të ulta dhe rritjes së çmimeve.

Erion Braçe: do rritet dhe çmimi i ujit të ambalazhuar, do ta shihni! Këtë njoftim e dëgjova prej TV, nga sekretari i një shoqate. Çmimet po rriten; kështu del kryetari apo sekretari i shoqatës prodhuese e tregëtuese dhe njofton vendimin e tyre për të rritur çmimin e produktit. Shoqatat po sillen si kartel. Anëtarët e tyre-operatorë ekonomik, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet në rritje! Secili i njeh vetes pjesët e tregut, i ruajnë ato dhe me çmimet e caktuara në rritje, ruajëe gjithashtu dhe pjesën e paprekur të fitimeve.Në fillim, të marsit ishte karteli i plehrave kimike që njoftoi rritjen e çmimeve-tani i ka dyfishuar, pastaj ai i hidrokarbureve, pastaj akoma ai i importit.Prodhimit të miellit e tregëtimit të tij, e ndoqi shoqata e prodhuesve të bukës, fill pas tyre bëri njoftimin e saj shoqata e bareve e restoranteve që do rriste çmimin e kafesë në filxhan. Në rradhë është shoqata e prodhuesve që ka produkt edhe ujin e ambalazhuar! Tregjet po deformohen: nuk ka konkurrencË, thjesht i pranojnë pjesën dhe fitimet njeri tjetrit dhe caktojnë e njoftojnë çmimet! Praktikisht ne kemi ekonomi tregu, por çmimet i caktojnë dy, tre, katër, pesë kompani: më keq një shoqatë për treg, të gjitha për ekonominë. Dëm më të madh nuk ka!Mbi qytetarët natyrisht!