Pandemia shtoi “frikën” ndaj ashensorëve – Ja zgjidhja që i jep teknologjia

311
Sigal

Para pandemisë, çdo njeri kishte shumë arsye për të qenë i shqetësuar për të marrë një ashensor – nga të qenit i ngushtësuar në një hapësirë të vogël me të huaj, deri në ngecjen midis kateve.

Tani, ndërsa rastet e koronavirusit tejkalojnë 18 milion në të gjithë botën, shumë njerëz janë të shqetësuar për kapjen e virusit, qoftë nga dikush tjetër në ashensor apo përmes butonave. Duket se ky problem ka marrë zgjidhje, nga një kompani teknologjike indiane e quajtur TechMax Solution. Kompania ka ndërtuar një sistem që mund ta bëjë ashensorin të funksionojë edhe pa kontakt të drejtpërdrejtë me butonat.

Sistemi përbëhet nga një panel që është i pajisur së bashku me butonat ekzistues të ashensorit. Kjo i lejon përdoruesit të zgjedhin një kat duke drejtuar gishtin në secilin buton nga një distancë prej 10 deri në 15 milimetra, duke dërguar një sinjal infra të kuq i cili u tregon ashensorëve se ku duan të shkojnë.

Këto njësi janë montuar gjithashtu në hyrjet e ashensorëve në secilin kat. Përdoruesit vendosin duart e tyre nën shigjeta në njësi për të treguar nëse duan të udhëtojnë lart ose poshtë.

Ky është një sistem plotësisht pa kontakt i krijuar për një botë ku njerëzit janë bërë të kujdesshëm për gjithçka që prekin.Burimi: CNND.B – SCAN