Një javë afat për emigrantët shqiptarë/ Skadimi i pasaportave, ja procedura për rinovimin e tyre

321
Sigal

Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishujt e Greqisë dhe që u kanë skaduar, apo u skadojnë dokumentat e identifikimit, si pasaporta biometrike apo karta e identitetit do ta kryejnë aplikimin për rinovimin e tyre nga banesat ku jetojnë.

Ambasada Shqiptare në Athinë njoftoi se do të ndërmarrë ture nëpër qëndrat kryesore të ishujve grekë për të shmangur radhën në selinë e kësaj ambasade.

Duke filluar prej ditës së sotme, 6 shtator 2020 ka nisur mbledhja e kërkesave përmes postës online dhe hartimi paraprak i listave. Pas këtij procesi do të përzgjidhen pikat që do të përfshijnë një rreze më të gjerë të vendbanimeve të shqiptarëve nëpër ishujt grekë.

Ambasada fton qytetarët që u kanë skaduar, apo u skadojnë këto dokumenta që të aplikojnë në adresën [email protected] me subjekt “Aplikimet në ishull. Të dhënat që duhet të plotësohen në këtë aplikim janë emër/mbiemër, numër personal identifikimi, kodi i aplikimit, data e skadencës së pasaportës, adresa e banimit (ishulli) dhe rajoni në të cilin përfshihet ky ishull.

Ambasada sqaron se prioritet do të kenë aplikimet për qytetarët të cilëve u ka skaduar, ose skadon dokumenti deri më 31 dhjetor, ndërsa afati i aplikimeve për fazën e parë, është deri më 13 shtator.