Panariti: Formalizimi, treg i sigurtë për prodhimet bujqësore shqiptare

565
Formalizimi i bujqësisë është i domosdoshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një treg të sigurtë për prodhimet bujqësore shqiptare. Kjo sipas ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti është edhe një sfidë me të cilën po përballet tregu shqiptar.
“Të sanksionojmë krijimin dhe konsilidimin e partneritetit publik privat si pjesë e një zinxhiri të qendrueshëm vlerash. Kush është nderi më i madh që mund t’i bëjmë prodhuesit shqiptar?! T’i blejmë produktin, t’ia hedhim atij në treg duke paguar atë ne i kemi arritur të gjitha. Kemi arritur edhe atë për të cilën u diskutua këtu uljen e kostos së prodhimit,” është shprehur Panariti gjatë fjalës së tij në Forumin e Agrobiznesit.
Edhe vetë përfaqësues të agrobiznesit kanë pranuar që të luftojnë informalitetin si dhe kanë shprehur dakordësinë për kartën e fermerit si e vetmja mundësi për formalizim. Diskutimet për bujqësinë janë bërë gjatë forumit për formalizimin e agrobiznesit.
Sigal