Pallati i Kulturës në Sheshin Skënderbej do jepet me PPP

483
Sigal

Teatri i Operas dhe Baletit si një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës kombëtare është piketuar të gllabërohet nga kthetrat e oligarkëve të “rilindjes”. Pasi e kanë marrë 70% të ndërtesës, “mafja e kazinove” është hedhur në sulm për të rrëmbyer edhe pjesën e mbetur, për ta rikthyer vendin në errësirën mesjetare

 

 

TKOB mund të jetë “preja” e rradhës e një partneriteti të mundshëm publik privat. Kjo nisur nga një deklaratë e ministres së Kulturës Elva Margariti, mbi mundësinë e shkëputjes së TKOB nga shteti, e cila ka shkaktuar paqartësi dhe tek artistët  e operas dhe baletit.

“TKOB, siç tha dhe drejtoresha  Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti me një investim të tillë, që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar dhe kjo pse jo le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nis dhe të marr jetë”, -tha Margariti.

Kjo deklaratë e thënë  pa shumë zhurmë e bujë  në takimin për analizën katër vjeçare të TKOB, nënkupton qartazi propozimin  për shkëputjen e këtij institucioni  nga Ministria  Kulturës  e ndoshta lindjen e një partneriteti të ri publik privat.  Në mungesë të një sqarimi zyrtar, “Fax Neës” u interesua pranë ministrisë, ku përgjigja që morëm ishte kjo:

“TKOB do të vazhdojë të jetë në varësi të Ministrisë së Kulturës, por do studiohen forma për të thithur sa më shumë resurse, si në talente të reja të cilat aktualisht nuk mund të jenë pjesë e sistemit, por edhe që të mund të gjenerohen më shumë të ardhura  që të mund ti rikthehemi sërish teatrit, në garantimin e cilësisë artistike.”

Por ky poropozim i beftë nga Ministria e Kulturës, pa një kuptim të qartë,  pa prezencë gazetarësh si transmetimet e ERTv, pa një diksutim me artitstë,  ka nxitur dhe reagimet e këtyre të fundit, të cilët e kanë të paqartë se çfarë do të ndodhë me institucionin e tyre.

Kompozitori Aleksandër Peçi, Baritoni Ylberi Gjini, tenori Armaldo Kllogjeri, pianistët Etrita Ibrahimi dhe Arben Skënderi,  publikisht kanë shprehur indinjatën e tyre mbi deklaratën e ministres  duke kërkuar sqarime mbi fatin e institcionit që i kanë falur profesionin, e që prej 65 -vitesh është në varësi të shtetit.