Pagesat e legalizimit për ndërtimet para viteve nëntëdhjetë

630
Sigal

Gazeta Telegraf/

Procedurë e
posaçme për hipotekimin e ndërtimeve para 26 vjetësh, ja përfituesit

Objektet e
ndërtuara para vitit 1991 dhe që nuk kanë akte pronësie do të mund të
legalizohen me një procedurë të veçantë të parashikuar tashmë nga Këshilli i
Ministrave. Krahas procedurës që duhet ndjekur për hipotekimin e pasurisë së
paluajtshme, vendimi i Këshillit të Ministrave që tashmë ka marrë fuqi ligjore
parashikon edhe tarifa të përllogaritura mbi bazën e sipërfaqes së truallit që
kalon në pronësi private.

Referuar
vendimit, për sipërfaqe deri në 100 metra katrorë, tarifa që duhet paguar është
200 mijë lekë. Për sipërfaqe nga 100-200 metra katrorë tarifa për t’u paguar
është 300 mijë lekë, ndërsa për sipërfaqe nga 200 deri në 300 metra katrorë,
400 mijë lekë.

Vendimi
parashikon gjithashtu se për sipërfaqe nga 300 deri në 400 metra katrorë tarifa
që duhet paguar është 500 mijë lekë ndërsa për sipërfaqe deri në 500 metra
katrorë, tarifa është 600 mijë lekë.

Po ashtu, krahas
pagesës të bazuar mbi sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, përfituesit do të
duhet të paguajnë edhe një tarifë shërbimi për procesin, masa e së cilës do të
përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe Ministrit të
Drejtësisë.

Fondet e
përfituara nga ky proces janë parashikuar të kalojnë në fondin për kompensimin
e pronarëve. Ndërsa për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 1991,
për sipërfaqet deri në 300 metra parashikohet çmim favorizues ndërsa për
sipërfaqet mbi 300 metra do të aplikohet çmimi i tregut.