OSHEE më e frikshme se covid-19/ Qytetarët po zhvaten me faturat afrofe të energjisë elektrike, mbi 140 mijë lekë/muaj për familje

825
Sigal

OSHEE, banda që po grabit edhe në ditët e kolerës

Sa herë që shqiptarët kujtojnë energjinë i zë paraliza dhe të dridhurat , të cilat kanë shumë më shumë voltazh  se kabinat elektrike. Madje ethet e Covid-19, janë lule përpara drithërimave të familjarëve kur në dorë marin faturat e kripura të energjisë elektrike ,të cilat për muajin mars dhe prill kanë kapur shifra tronditëse  që i kalojnë 140 mijë lekë për familje. Nuk thonë kot që shejtani me një dorë ta jep dhe me tjetrin ti merrë. Kjo ndodhi edhe me fukarenjtë shqiptar ku Edi Rama pasi i ngujojë , i la pa punë, u mbylli lokalet dhe mundësitë për të nxjerë bukën e gojës duke u çuar faturat me të cilat do të paguhen tenderat secret të oligarkëve të qeverisë.  Rritja e çmimit të energjisë elektrike më shumë se tre herë gjat shtatë viteve të qeverisjes së Rilindjes  po mbyllet me faturat afrofe. Dhe kjo ka një shpjegim  të thjesht dhe të qartë. Na duhen para për t’i hedhur në tenderat e OSHEE , si e vetmja mundësi për ti grabitur me oligarkët dhe familjet nepotike të bandës qeveritare. Nga 200 mijë lekë që  u dha qytetarëve  si pagë lufte, 140 mijë ua mori afrofe, dhe diferencën  e grabit ujësjellësi me ujin që nuk pihet dhe rrogat e pjeshkave të rilindjes.  Dhe për të mbyllur qarkun e OSHEE dhe ujësjellësit, qeveria mban të mbyllura gjykatat në mënyrë që qytetarët të mos kenë mundësi të ankohen . Aq e vërtetë është kjo saqë Edi Rama ka hapur fasonët, lokalet,supermarketet, shëtitjet në tufë ,por gjykatat me nga 2 apo 3 veta në salla të mbyllura vazhdojnë të mbahen të mbyllura. Në këtë mënyrë,grabitja justifikohet dhe liritë themeltare shtypen nën thundrën e autoblindave dhe mercenarve që kanë zaptuar rrugët. Shumë shpejt ‘Rilindja’ e Ramës do të pësojë goditjen më të fortë dhe më të ashpër nga qytetarët të cilët do ti japin përgjigjen që i dhanë në  zgjedhjet lokale të 2019, ku vetëm 9% pranuan të dalin në votime ,kryesisht të detyruar. E deri sa të vijë ajo ditë ,qytetarët e varfër të ruajnë faturat  afrofe dhe të ua kërkojnë me kamatë delenxhinjve të OSHEE dhe Ujësjellësit, të cilët nuk mund ti shpëtojnë dotë qelive që po i presin për të gjitha abuzimet dhe babëzinë  me miliarda lekë. OSHEE  dhe Ujësjellësi me  bekimin e kryerilindasit edhe pse në ditët e kolerës, janë kthyer në bisha që po japin shpirt ,ndaj po tregohen të pashpirt me faturat maramëndëse që i kalojnë  140 mijë lekë në muaj.

Krahasimi, çmimet për ushqimet, pajisjet e shtëpisë, qiratë dhe uji më të shtrenjta se viti i kaluar

Çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë në muajin prill, pas rritjes së shpejtë të muajit mars, të diktuar nga situata e krijuar nga kufizimi i Covid 19, që çoi në shtrenjtimin e disa produkteve bazë.Instat njoftoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve ishte 1.9% në prill, nga rreth 2.1 që ishte ndryshimi vjetor në mars.Gjithsesi, çmimet e ushqimeve vijuan të mbeten më të larta se një vit më parë, duke ndikuar në 1.63% të rritjes.Instat beri të ditur se krahas ushqimeve, dy grupet e tjera me rritje ishin qira, lëndë djegëse e energji dhe mobilim shtëpie. Në grupin e qirave lëndë dhegëse e energji, ndikuan qiratë që u shtrenjtuan me 2.2% dhe furnizimi me ujë me 1 8%.Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2020, arriti 109,7 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020 është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020, krahasuar me Mars 2020 është -0,4 %.

 Ngritja e çmimeve të ushqimeve

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.