Nis shpronësimi i pronave tek “Unaza Linore Tiranë, loti 3”

461
Sigal

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Unaza Lindore Tiranë, loti 3”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili vë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 62,764,102.00 (gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e njëqind e dy) lekë.