Tatimet dhe Doganat edhe në korrik, 2.5 mld lekë më pak në buxhet

665
Buxheti i shtetit shqiptar edhe për muajin korrik ka arkëtuar më pak para se plani.Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se ta ardhurat nga tatimet dhe doganat vijojnë te krijojne gropen me te madhe ne arke. Rënie të konsiderueshme ka pësuar gjithashtu edhe zeri te ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Të ardhurat në arkën e shtetit edhe për muajin korrik rezultojne me një mosrealizim prej 2.5 miliard lekësh. Treguesit fiskal paraprak të publikuar nga Ministria e Financave tregojnë se përsëri tatimet dhe doganat vijojnë të kenë nivelin më të lartë të mosrealizimit. Ndersa te dhenat si 7 mujor tregojne se janë arkëtuar 11.2 miliard lekë më pak se plani. Administrata tatimore ndërkohë ka mbledhur 162.8 milion lekë më pak se plani. Ndërkohë që doganat kanë sjellë në buxhet 128.5 milion lekë më pak se plani fillestar.

Po ashtu edhe në mbledhjen e akcizës është shënuar një mosrealim i ndjeshëm i cili është justifikuar me rënien e importit të mallrave të akcizës, sidomos duhanit por edhe si rezultat i rënies së konsumit në vend. Gjithashtu rënie ka pasur edhe në taksën nacionale dhe në tatimin mbi të ardhurat .Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 7 mujorin janë planifikuar me buxhetin e rishikuar, duke bërë kështu që mosrealizimi nese do ishte llogaritur me buxhetin e parishikuar do te ishte edhe me i thelle.
Të dhënat tregojnë se plani i arkëtimeve nuk është realizuar edhe në zerin e sigurimeve shoqërore dhe taksat nacionale dhe lokale.
Sigal