Mini Shengeni na nxjerr humbës / Integrimi Shqipëri–Kosovë rrit konkurrueshmërinë në rajon

349
Sigal

Gentian Elezi, ekspert i qendrës ACIT, ka deklaruar në lidhje me mini Shengenin Ballkanik se fitues prej tij do të jenë Serbia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut:

“Në minishengen do të ketë fitues edhe humbës, duke marrë përparësi Serbia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut që eksportojnë në rajon.”

Ai tha se e vetmja zgjidhje është integrimi i ekonomive të Shqipërisë me Kosovën.

“Duke i integruar ekonomikisht rritet fuqia konkurruese edhe në rajon, edhe në Europë.”

Ai tha se asgjë nuk i ka penguar dy vendet të arrijnë këtë bashkëpunim, por ritmi me të cilin kanë ecur qeveritë ka qënë i ngadaltë:

 “Asnjë nuk na ka penguar të integrohemi me Kosovën. Gjysma e marrëveshje u zbatua në mënyrë të suksesshme, por duhet të kishte qenë më i shpejtë ky ritëm dhe duhet të ishte krijuar tashm kjo ekonomi e përbashkët. Pasi nuk kemi asnjë pengesë.”