Bajram Lamaj: Menaxhimi i mirë i Departamentit, rrit performancën dhe besueshmërinë e KLSH

1432
Sigal

Këto ditë Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisitnë KLSH zhvilloi analizën e punës së vitit 2019 në sallën “Gene Dodaro”në KLSH ku morën pjesë  z. Bujar leskaj Kryetar i KLSH-it, znj. Luljeta Nano sekretare e përgjithshme dhe specialitë nga Drejtoria e Cilësisë dhe Standardeve. Kjo analizë u krye me moton: Kemi punuar mirë, por të jemi shërbestar të mirë”, duke shmangur vekënaqësinë dhe rritur ambiciet për njëpunë akoma më cilësore e me produktin tonë në vitin 2020, të jemi më të vlefshëm për institucionet dhe qytetarët.

Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit për vitin 2019 ka realizuar planin e auditimeve 121%, si dhe ka kryer dhe ka në proces 4 auditime për vitin 2020, duke kryer dhe evaduar 23 auditime nga 19 që ishte plani i auditimeve,  nga këto kemi: 8 auditime në ZVRPP, 7 auditime në ALUIZN-et, 5 auditime në ente mjedisore nga të cilat:(1 në Agjencinë Kombëtare të Mjediait; 2 auditime ne Drejtoritë Rajonale Mjedisore; 2 në inspektorate mjedisore), si dhe 1 auditim tematik në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar dhe 2 auditime për zbatimin e Rekomandimeve  për auditimet e kryera në vitin 2018.

Nisur nga gjetjet, në vitin 2019 kemi rekomanduar 715masa, nga të cilat:642 masa organizative, 46 masa zhdëmtuese me vlerë 1,048,981 mijë lekë,20 masa organizativo-zhdëmtimi me 3E me vlerën 566,628 mijë lekë dhe 7 përmirësime ligjore, (nga këto 6 rekomandime në inspektoratet mjedisore dhe 1 për SHGJSH).

Krahasuar me vitin 2018, treguesit e gjetjeve kanë ardhur në rritje, konkretisht: totali i vlerës së dëmit ekonomik për zhdëmtim, të ardhurave të munguara dhe vlerës së masave me 3E, që është 1,564,194 mijë lekë, rezulton të jetë 45.5 % ose 455,040 mijë lekëmë i lartëkundrejt vlerës prej 1,109,154 mijë lekë rekomanduar në vitin 2018.

Gjithashtu, janë rekomanduar 203masa disiplinore (pa përfshirë numrin e masave disiplinore për punonjësit pa adresim institucional), 8 kallëzime penale dhe indicie për20 persona.

Departamenti ka adresuar rezultatet e auditimeve dhe  rekomandimet në:

Në auditimet për 8 ish-ZVRPP-të, janë rekomanduar 390masa gjithsej ose 55% e totalit të rekomandimeve, nga të cilat: 361  masa organizative, 21 masa zhdëmtuese me vlerë 27,839 mijë lekë, 8 masa me 3E në vlerë 27,109 mijë lekë. Gjitashtu për auditimet e kryera në ZVRPP-të janë rekomanduar 36 masa disiplinore dhe 2 kallëzime penale për 12 persona dhe 3 indicie, (pa përfshirë dëmin në natyrë për pasuritë, me njësi matëse në natyrë, etj.)

Në auditimet për 7 ish-Drejtori Rajonale të ALUIZNI-t, janë rekomanduar 175  masa gjithsej, ose  24.4%  e totalit të rekomandimeve, nga të cilat: 160 masa organizative, 10 masa zhdëmtuese me vlerë 698,735 mijë lekë, 5 masa me 3E në vlerë 283,781 mijë lekë. Gjithashtu janë rekomanduar 90 masa disiplinore dhe 2 kallëzimedhe 1 indicie penale për 8 persona në total.

Në auditimet për 5 subjektet mjedisore etj.,janë rekomanduar 150 masa gjithsej, ose 21% e totalit të rekomandime (2 DRM + 2 DR Inspektorat Mjedisi + 1 SHGJSH), ndarë: 7 përmirësime ligjore, 121 masa organizative, 15 masa zhdëmtuese me vlerë 322,407 mijë lekë, 7 masa me 3E në vlerë 255,738 mijë lekë. Gjithashtu janë rekomanduar 77 masa disiplinore.

Në risitë  e punës tonë  gjatë vitit 2019 kemi evidentuar,  mbështetjen në reformën e zhvilluar dhe daljen e Ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën”, që solli ristrukturimin e subjekteve të ish- ZVRPP-ve dhe ish-DR ALUIZNI-t, si dhe daljen e akteve nënligjore për ristrukturimin e subjekteve mjedisore gjatë vitit 2019,pra kemi ndjekur evolimin e organizimit të subjekteve që mbulojmë si departament, për të qenë sa më të pergatitur në auditimet e radhës.Për këtë Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, ripërpunoi dhe përshtati programet e auditimeve, si dhe ushtroi auditimet në mënyrë të kombinuar, në përputhje me periudhat e veprimtarive të institucioneve, të cilat kanë qenë të ndara më përpara dhe periudhës së funksionimit pas ristrukturimit. Kjo metodikë ndihmoi në zbutjen e vështirësive së kryerjes së auditimeve në subjektet e cituara më sipër dhe orientimin në problematikat me risk të lartë.

  1. Nga mirë menaxhimi i Departamentit është punuar më shumë me bazë risku në auditim,ku duke patur parasysh materialitetin e lartë ne kemi hartuar hartat e riskut për çdo auditim mbështetur si në materialitet, por dhe në pozicionime gjeografike, zonat arkeologjike, anëve tërrugëve kryesore, lumenjve, liqeneve e detit, shkallën e rriskut të transaksioneve në zyrat vendore të ASHK-së, regjistrime fillestare, AMTP-të etj., duke rritur eficencën e përdorimit të burimeve njerëzore për institucionin dhe efektivitetin e produktit të auditimeve, pra kemi synuar që të bëjmë auditime në subjekte me risk të lartë. Kjo ka sjell edhe rritjen e numrit të auditimeve, nisur nga numri i entiteteve të audituara përgjatë vitit 2019, ka ndikuar përfshirja në planifikim e të gjithë audituesve dhe krijimi i grupeve të auditimit bashkëpunuese dhe harmonizimi i përbërjes së tyre (pasqyruar kjo edhe në të dhënat statistikore, kryesisht të rritjes me 45% të konstatimeve në dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj fondeve dhe pronës publike),etj.
  2. Janë përmirësuar e zgjeruar programet e auditimit, duke vënë në eficencë gjithmonë kohën e punës së audituesve në  terren dhe konkretizimin e rezultateve të auditimit, nëpërmjet diskutimit mes grupit dhe Drejtorin e deparatmentit të afatit të auditimit, shmangur qëndrimin e panevojshëm në subjektet pa risk të lartë dhe përdorimin e kapaciteteve audituese në subjekte me pritshmëri më të lartë.
  3. Hartimi i planeve konçize ka sjellë përqendrim të punës audituese, kjo dhe për faktin se zbatimi i rekomandimeve ka sjellë dhe ndryshimin e metodave të subjekteve, kjo kryesisht tek ish ALUIZNI dhe ish ZVRPP-të. Sigurisht kjo është rezultat i punës së KLSH, por gjithmonë kërkohet që profesionalizmi i audituesve të jetë përpara subjektit.
  4. Është rritur cilësia e formulimeve në dhënien e opinionit për auditimet e përputhshmërisë.
  5. Rritja e cilësisë së auditimit, ka qenë një ndër objektivat që kemi arritur, kryesisht në auditimet e ZVRPP-ve dhe DR Aluiznit. Gjithashtu, kjo konfirmohet edhe nga kthim-përgjigjet brenda afatit 20 ditor, nga subjektet e audituara edhe nga institucionet eprore të tyre, ku theksojmë se janë kthyer përgjigje nga 12 subjektebrenda afatit 20-ditor nga 21 subjekte të audituara, si dhe 12 kthim përgjigje nga institucioni epror i tyre, Drejtoria e Përgjigthshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
  6. Auditimi i shpronësimeve në projektin TAP të gazsjellësit dhe në projektet e ndërtimit të rrugëve, patën impakt social në vendosjen e ligjshmërisë e rregullshmërisë së pronës, kjo për faktin se puna e nisur nga KLSH në vitin e mëparshëm, u thellua dhe u konkretizua gjatë vitit 2019.

g.Rregjistrimi i pasurive të paluajtshme publike të transferuara dhe vitet e fundit të kaluara në pronësi dhe administrim të NJVQV-ve,

  1. Vlerësimi i ankesave të qytetarëve dhe zgjidhja në afat e mbi 215 ankesave, numër i ulët krahasuar me vitin e mëparshëm, 300 në total, si dhe adresimi në institucionet përkatëse duke i vënë ato në lëvizje, ka bërë që të rritet besimi i qytetarëve tek KLSH-it. Ky fakt mbështetet edhe nga mungesa e kontestimevendaj Departamentit nga qytetarët, Sekretari iPërgjithshëm dhe Kryetari KLSH.

Por në punën tonë kemi evidentuar dhe mangësi dhe që duhen përmirësuar:

-Megjithëse gjetjet me efekt dëm ekonomik në shpenzimet dhe të ardhurat e buxhetit të shtetit, në vlerë arrijnë 574,067 mijë lekë, ose 36.7% të vlerës totale të konstatuar, përsëri vlersojmë se auditimet në fushën e mjedisit nuk janë në nivelet e pritshmërive, kjo për faktin e mos njohurive të mjaftueshme në këtë fushë të audituesve tanë, për të cilën edhe më tëpër duhet punuar për rritjen e kapaciteve audituese.

-Faktor tjetër ndikues negativ ka qenë dhe organizimi i centralizuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoratin Shtetëror (këto auditohen nga Departamente të tjera të KLSH) dhe mungesa e materialitetit në subjektet që kemi audituar.

 

Në auditimet e kryera në 8 ish ZVRPP, Deparatmenti i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të regjistrimit të pronave, transaksioneve të paligjshme të kryera me to, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, si dhe mënyrës së marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve nga zyrat e regjistrimit me qëllim rritjen e transparencës për publikun dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.

Gjatë periudhës Janar–Dhjetor 2019, kemi realizuar 8 auditime në ish ZVRPP-të, ku ështëkonstatuar një dëm ekonomik i matshëm në vlerën 27,839 mijë lekë dhe efekt negativ financiarnëvlerën 27,109 mijë lekë.

Janë rekomanduar në total për 8 subjektet e audituara 361 masa organizative, 21 masa zhdëmtimi dhe 36 masa disiplinore, si dhejanë kallëzuar penalisht 12 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre, si dhe për 3 ZVRPP pa përfshirë personat, është përcjellë materiali për vlerësim nga prokuroria si indice për kallëzim penal.

Përveç sa më sipër, theksojmë që nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2019 janë administruar 215 ankesa, nga të cilat 184 për ZVRPP në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë, 9 për ALUIZN-et për legalizimet dhe 2 për Institucionet mjedisore.

Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga Departamenti, konsistojnë në:

Vonesa në Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces

Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror

Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral

Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore

Regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta, të lëshuara për objekte në pronësi “shtet”, që kanë sjell si pasojë fshirjen e të drejtës së pronësisë së shtetit

Mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje

Mos bërja e bilancit AMTP-LN, printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve

Tjetërsimi i pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare

Regjistrimi i lejeve të legalizimit me mangësi në dokumentacion

Keqmenaxhim i zonave kadastrale dhe mospasqyrim i saktë i gjendjes së pasurive bujqësore  në KPP-të dhe Zonat Kadastrale të pa menaxhuara dhe të pa përfshira në Sistemin e Regjistrimit Fillestar.

Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ish ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg

 

Në auditimet e kryera në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, janë planifikuar dhe audituar 7 subjekte;

– Nga auditimet janë konstatuar se veprimtaria e Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t, në drejtim çështjeve që lidhen me vlerësimin e procedurave të shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave për legalizim e objekteve informale, nuk ka qenë efektive, pasi pavarësisht punës së bërë, mbi zbatimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale, janë konstatuar shkelje të ndryshme të procedurave në mos zbatim të akteve ligjore e nën ligjore si më poshtë:

Në auditimet e kryera janëevidentuar të ardhura të munguara me efekt dëm ekonomik në një vlerë totale prej 698,735 mijë lekë, si dhe shpenzime pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet në vlerën 283,781 mijë lekë, ku po përmendim më kryesoret:

-698,735mijëlekëngamospagesa e taksëssëndikimitnëinfrastrukturë;

-23,489 mijëlekëngamoslikujdimiivlerëssëndërtimevetëlegalizuaranëpronatshtet;

-8,819 mijëlekëngaprocedurat e prokurimit, përkryerjen e shërbimittëevidentimitnëterrentëobjektevetëlegalizuara;

-2,148 mijë lekë, nga mosvendosja e penaliteteve për ndërtimet informale;

-384 mijë lekë, shpenzime operative për marrjen me qera të ambjenteve për zyra;

Siç e kemi theksuar edhe më sipër, dhënia e opinioneve për çdo auditim përputhshmërie të kryer gjatë vitit 2019 nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit ka qenë një risi, e cila ka përforcuar cilësinë dhe rezultatet e këtyre auditimeve, por veçanërisht komunikimi profesional me strukturat menaxhuese të entiteteve për zbatimin e standardeveISSAI 1700, ISSAI 4000, Manualit të Auditimit Përputhshmërisë të KLSH-së dhe Rregullores së Proçedurave të Auditimit.

Zbatimi i rekomandimeve të lëna nga KLSH

Përgjatë vitit 2019 janë kryer dy auditime për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e evaduara në vitin 2018. Auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve u krye në 16 subjekte të administrimit të aseteve dhe subjekte mjedisore.Nga auditimet e kryera në 16 subjekte të administrimit të Aseteve dhe mjedisit, për zbatimin e rekomandimeve të KLSH, “Mbi zbatimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare” për auditimet e kryera dhe të evaduara për periudhën 01.01.2018 deri 31.12.2018, ku Raportet Përfundimtare të Auditimit dhe rikërkimi i zbatimit të tyre janë ripërcjellë për 16 subjekte të evaduara për periudhën 01.01.2018 deri 31.12.2018, ku është konstatuar se nga ana e KLSH janë rekomanduar:

  1. Masa organizative janë rekomanduar 562 masa organizative, nga të  cilat, nuk janë pranuar 52 rekomandime dhe janë pranuar 510 masa organizative, prej tyre: Janë zbatuar 357 masa organizative, 128 masa organizative janë në proces zbatimi dhe nuk janë zbatuar 9 masa organizative.
  2. Masa shpërblim dëmi janë rekomanduar 66 masa shpërblim dëmi në vlerën 867,433 mijë lekë nga të cilat nuk janë pranuar nga 6 subjekte 28 rekomandime në vlerën 579,258 mijë lekë, janë pranuar 38 masa në vlerën 288,175 mijë lekë prej tyre, janë zbatuar 9 rekomandime në vlerën 79,750 mijë lekë, janë zbatuar pjesërisht apo në proces zbatimi si dhe në proces gjyqësor 29 rekomandime në vlerën 74,280 mijë leke dhe nuk janë zbatuar nga 1 subjekt 6 rekomandime në vlerën 134,144 mijë lekë.
  3. Masa disiplinore janë rekomanduar 145 masa disiplinore nga të cilat nuk janë pranuar 35 masa disiplinore, duke u pranuar 110 masa disiplinore, prej tyre janë zbatuar 77 masa disiplinore, janë në proces zbatimi 22 masa, si dhe nuk janë zbatuar 11 masa disiplinore nga 3 subjekte.

– Gjatë vitit 2019 me synim rritjen e shkallës së zbatueshmërisë të rekomandimeve, është treguar kujdes i veçantë për komunikimin dhe bashkëpunimin me subjektet në funksion të zbatimit të afateve për kthim përgjigje brenda afatit 20-ditor, ku sipas database të rekomandimevepas plotësimit të afatit ligjor 6-mujorka rezultuar:

Për 23 auditimet e vitit 2019, kanë kthyer përgjigje brenda afatit 20-ditor, 11 subjekte të audituara, dhe ende nuk kanë kthyer përgjigje10 subjekte, ku rezulton se janë rekomanduar në total:

-642 Masa organizative dhe janë pranuar, pra kanë kthyer përgjigje11 subjektet,  330 rekomandime në total, ose 52 %, përjashtuar 10 subjekte të cilat nuk kanë kthyer përgjigje;

-46 rekomandime për zhdëmtim të dëmit ekonomik në 16 subjekte të audituara nga 21 subjekte në total, në vlerën 1,048,981 mijë lekë, dhe janë pranuar 25 rekomandime në vlerën 416,701 mijë lekë ose 40% e vlerës së rekomanduar për zhdëmtim, nga kthim përgjigjet e 10 subjekteve të audituara;

-20 rekomandime për menaxhimin e fondeve jo në përputhje me 3 E, në 11 subjekte të audituara nga 21 në total, në vlerën 566,628 mijë lekë, nga të cilat deri më tani nga kthim përgjigjet e 8 subjekteve janë pranuar -17 prej tyre në vlerën 306,904 mijë lekë ose 54.1 %.

-203 masa disiplinore në 21 subjektet e audituara, nga të cilat janë pranuar 108 prej tyre, ose 53.2%, bazuar në kthim përgjigjet e 12 subjekteve, përjashtuar 9 subjekte të cilat nuk kanë kthyer përgjigje.

Përmirësimin e punës për vitin 2020, Departamenti ynë do të mbështetet në arritjen e këtyre objektivave:

Koordinimi i punës  audituese në kushtet e reja të reformimit (bashkimit të ish ZVRPP me ALUIZNI në ASHK) si dhe të reformim bashkimit të DRISHMPUT e DRM, me synim njohjen e legjislacionit të ri dhe kryerjen e auditimeve të plota të fushës;

Njohuri të thelluara mbi auditimin e aseteve publike shtetërore të transferuara plotësisht tek NJVQV-të lidhur me marrjen nën administrim, vënien në shfrytëzim dhe regjistrimin e tyre si pjesë kryesore e pasurive shtetërore;

Ndarja e eksperiencën në fushën e auditimeve të legalizimeve, në fushën e auditimeve të regjistrimit të pasurive dhe në fushën e njohurive të thelluara për asetet, sidomos  të atyre mjedisore;

-Krahas trajnimeve të kryera si Departament, ende mbetet e rëndësishme rritja e nivelit të përdorimit të sistemit elektronik për menaxhimin e procesit të auditimit “REVZONE”;

-Rritja e cilësisë së auditimeve në drejtim të përmirësimit të formulimeve, në sistemimin e gjetjeve dhe dhënien e rekomandimeve, me qëllim përgatitjen dhe evadimin e materialeve sa më cilësore, profesionale dhe objektive;

-Të punojmë për rritjen e kapaciteteve audituese, nëpërmjet pjesëmarrjes me përgjegjshmëri në trajnimet e kryera nga KLSH dhe nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave brenda Departamentit dhe jashtë tij.

-Të punohet me profesionalizëm për shkurtimin e volumit të Raporteve të Auditimit, nëpërmjet përdorimit të tabelave dhe anekseve, për sistemimin e informacionit, veçanërisht në auditimet e ZVRPP-ve, sipas Rregullores së Procedurave të Auditimit të KLSH-it.

-Të rritet shkalla e bashkëpunimit në grup, duke sjellë përmirësimin e Raporteve të Auditimit, si dhe evadimin në kohë të materialeve.

-Të rritet kontributi i audituesve me përvojë në përcjelljen e përvojës tek audituesit e ardhur rishtaz në Departament.

Me miratimin nga Kryetari i KLSH të këtyre objektivave, ato do të kthehen në detyra për punën e Departamentit gjatë vitit 2020, ku do të hartohet një plan masash i detajuar e me afate konkrete.

Në fund z. Leskaj falenderoj të gjithë punonjësit e këtij Departamenti dhe drejtuesit për rezultate shumë të mira gjatë vitit 2019 dhe shprehu besimin se ky Departament do të rrisë rezultatet e punës audituese dhe cilësinë e produkteve audituese gjatë vitit 2020 dhe nxitjen e përvojës për departamentet e tjera.

 

Bajram LAMAJ

Drejtor i Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit