Malaj: Qeveria dështoi me menaxhimin e fondeve për rindërtimin

279
Sigal

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të publikuar në fundin e muajit nëntor, kërkoi nga Qeveria e Shqipërisë të tregohej transpante në lidhje me financat e parashikuara për procesin e rindërtimit.

Ish-ministri i Financave, Prof. Dr. Arben Malaj, lidhur me këtë raport ka deklaruar se qeveria ka dështuar me menaxhimin e fondeve nga tërmeti.

“Unë them që, patjetër pandemia ndikoi, por dështimi me absorbimin e fondeve, patjetër që është i dukshëm. Ajo që mua më shqetëson ka të bëjë me faktin që qeveria shqiptare, buxhetin e vitit  2020, 2021, derisa të mbarojë kriza, duhet ta ketë në tre pjesë: Buxheti normal, i tërmetit dhe i pandemisë.

Mossaktësimi i pjesëve përkatëse është problematike.

Nuk do të ketë dëshirë të madhe të donatorëve që një vend që nuk i hapen negociatat dhe nuk shkon në zgjedhje, do të ngadalësohen.”