Kuvendi-BSH, plan për të frenuar rritjen e kredive të këqija

614
TIRANË – Kreditë e këqija mbeten problem e për këtë Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë te thellojë reformën rregullatore për të frenuar rritjen e kredive me probleme.
Kjo gjë të bëhet duke forcuar mbikëqyrjen e politikave të kreditit duke propozuar masa korrigjuese duke qenë se stimuli monetar po shkon drejt nivelit fundor te tij, të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për procese të shëndetshme kreditimi.
Përmes projekt-rezolutës që u miratua këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Kuvendi kërkon po ashtu forcimin e sigurisë fizike të bankës së Shqipërisë ku vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet funksioneve të administrimit të rezervave monetare dhe kontrolleve të të dhënave të raportuara 
Një tjetër pikë e rëndësishme që kuvendi i kërkon bankës qendrore është ndërmarrja e ndryshimeve ligjore për përafrimin e ligjit për bankën e Shqipërisë me legjislacionin e BE të koordinohet politika fiskale me atë monetare për hartimin e planeve për ristrukturimin e ekonomisë , si dhe orientimi i ekonomisë drejt atyre sektorëve ku aftësia për të konkurruar është treguesi më i mirë i potencialit të zhvillimit të vendit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi po ashtu edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë “. 
Sigal