Kosovë, Rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit, të pranishëm Basha, Nishani dhe Princ Leka

489
Pikërisht më 10 qershor, në përvjetorin e 137-të të krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, heroi i pavarësisë, Isa Boletini, është prehur në banesën e fundit, në kullën e familjes së tij në Boletin të Mitrovicës, me pjesmarrjen e vetëm familjarëve, pasardhësve të tij dhe të ftuarve të tyre.
Për nder të Heroit Kombëtar, në stadiumin e Mitrovicës, “Adem Jashari”, zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë, organizuan një manifestim solemn, me të pranishëm kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeparlamentarin, Kadri Veseli, Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nën ritmet e himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës, të pranishmit nderuan me radhë njeriun që luajti një rol vendimtar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 1912.
Nishani:“Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”.
Mustafa: “Përtej simbolikës kthimi i eshtrave të heroit Isa Boletini në Kosovë është detyrim i joni shtetëror, këtij vigani jeta dhe vepra të cilit ka qenë insipirm për brezat tonë të ri. Ai po i kthehet Boletinit të tij të dashur. Isa Boletini është hero i Kosovës dhe dueht të ketë nderimin e gjithë popullit shqiptar. Ai është simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimi për lirinë universale njerëzore”.
Basha: “Ai lindi për të mbetur i pa vdekshëm. Burrat si ai janë tapia e historisë. Ishte kreshniku që me trimat e tij mbrojtën Pavarësinë e Shqipërisë si garda e parë e Qeverisë së Ismail Qemalit”.
Në ceremoni nuk ishte i pranishëm Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pak javë më pare u shfaq nën shoqërinë e kryeminsitrit Edi Rama, kur ky i fundit deklaroi se eshtrat e Isa Boletinit do të rivarroseshin në Vlorë.
Edhe pse fillimisht familjarët dhe pasardhësit e Heroit të Pavarësisë ishin dakord me vendimin, më pas ata u tërhoqën duke mbështetur idenë e rivarrimit të tij në fshatin e origjinës.


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm sot në Mitrovicë në ceremoninë për rivarrimin e Isa Boletinit ka deklaruar se sot, Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij që është amaneti i çdo shqiptari,për tu prehur në vendlindjen e tij. Më tej Basha theksoi se ndihem krenar që jam sot këtu bashkë me ju, që kam gjak si gjaku i tij, që jam shqiptar e bashkëkombas i tij!
“Jam me fat dhe shumë i nderuar të jem sot këtu bashkë me ju e me çdo shqiptar tjetër qëndonëse nuk është fizikisht, është sot me zemër në Mitrovicë për të nderuar këtë burrë tëmadh të kombit tonë, për tu përulur me nderim, mirënjohje dhe respekt përpara Isa Boletinit dhe veprës së tij të pavdekshme. Nga sot, baca Isë do të prehet në tokën e tij, në kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë. Sot, Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij që është amaneti i çdo shqiptari,për tu prehur në vendlindjen e tij, por sot ky amanet është dyfish i përmbushur, sepse Isa Boletini prehet në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, në Shqipërinë e lirë e të pavarur siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij. Në këtë qytet, në Mitrovicë, Mitrovicën tuaj, Mitrovicën time e të gjyshit tim, shpesh Porta e Lartë, Krajlia e të tjerë pas tyre kanë sjellë më shumë asqerë e milicë, se sa vetë qyteti kishtebanorë. Kishin frikë e tmerr nga Isa Boletini, nga tradita e tij madhështore që la pas, deri tek heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari.(Baca Rifat, të përshëndes!). Iu blatuan Isës e iu premtuan ar e prona, çifligje e tituj por ai nuk i ndërroi kurrë ato me gurët e Boletinit, sepse kish besë dhe i kishte dhënë besë një kombi të tërë, nga Mitrovica në Vlorë. Kulla e Isës dhe gurët e saj të mëdhenj farkëtuan qëndresë e më vonë farkëtuan dije përmes shkollës shqipe të ngritur aty në vitin 1899, farkëtuan zgjim dhe vetëndijësim kombëtar,frymëzim. 
Një kullë e djegur gjashtë herë dhe e rindërtuar për të shtatën. E rrethuar, e bombarduar dhe e djegur por askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë! Nga sot, kjo kullë do të jetë prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj si njëherë e një kohë. IsaBoletini do të prehet aty, bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini që dhanë jetën për këtë tokë. Ne do kthehemi te kulla e Isa Boletini për të marrë forcë, guxim, kurajo dhe vendosmëri për të çuar përpara vendin tonë, popullin tonë e për t’i dhënë atij të ardhmen që meriton, për ta plotësuar deri në fund, pa asnjë mëdyshje e me çdo sakrificë amanetin e Isa Boletinit. Ndihem krenar që jam sot këtu bashkë me ju, që kam gjak si gjaku i tij, që jam shqiptar e bashkëkombas i tij! Jam i lumtur që më së fundi ne do të përulem mbi varrin e tij e do të vijmë te kulla e tij për t’u treguar brez pas brezi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë,me krenarinë legjitime të çdo shqiptari se kush ishte ky burrë i madh i kombit tonë, ky kreshnik i pamposhtur, kush ishte Isa Boletini, do të shohim e prekim madhështinë dhe forcën e kullës së tij. Isa Boletini nga sot e tutje do të jetë mes nesh siç e meriton, siç është në nderin tonë, siç ishte dhe është amaneti i tij që s’e treti as dheu. Lavdi përjetë heroit të kombit, Isa Boletini”, u shpreh Basha.
Sigal