Konkurrueshmëria, WEF: Shqipëria në vendin e 97, kryeson Zvicra

690
Sigal

World Economic Forum (Forumi Botëror i Ekonomisë) ka publikuar ditën e sotme në portalin e saj në internet, raportin mbi nivelin e aftësisë konkurruese në ekonomi për 144 vende të botës. Sipas këtij raporti vendi ynë, në lidhje me potencialin e zhvillimt dhe konkurencës në ekonomisë për periudhën 2014-2015, radhitet në vendin e 97 në mes të 144 vende të analizuara nga ekspertët e WEF. E gjendur në fundin e gjysmës së dytë të tabelës ku radhiten të 144 shtetet, Shqipëria lë pas vende si Mongolia dhe Nikaragua. Ndërsa mbi ne, në rradhitjen e përgjithshme, mes 96 vendeve më me prespektivë në progres dhe konkurencë në tregun global radhiten të gjitha vendet e rajonit tonë dhe gjithashtu shtete si Kamboxhia, Vietnami, Taxhikistani dhe Moldavia.  Në hartën virtuale të publikuar nga WEF mund të shihet qartë se si Shqipëria është e “izoluar” nga e tërë Europa dhe vetë vëndet e rajonit, në Ballkan. Ndërsa kur me “mouse” klikojmë në shtete si Kosova apo Bosnja, një tabelë na njofton: “no data aviable” (nuk disponohen të dhëna).  Ky raport për të bërë vlerësimin e saktë të preformancave konkuruese të ekonomisë së 144 vendeve të analizuara është bazuar në sistemin arsimor, infrastrukturën, shëndetësinë, nivelet e inovacionit, sofistikimi/inovacioni i biznesit, institucionet dhe të tjerë faktorë për secilin shtet. Gjithashtu nga ky raport, përtej prespektivës të vendit tonë, u zbulua dhe lista e dhjetë ekonomive më konkurruse të botës, ku vendin e parë e ka siguruar Zvicra. Zvicra në “top 10” pasohet nga Singapori, SHBA, Finlanda, Gjermania, Japonia, Honk Kongu, Holanda, Britania e Madhe dhe Suedia. Surprizë është fakti se, në përjashtim të Greqisë, të gjitha vendet europiane të përfshira me bujë nga kriza ekonomike e vitit 2008 (si Spanja dhe Irlanda) nga analiza e bërë nga WFE zbulohet se për sezonin e ri ekonomik global 2014-2015, janë shtete që priten të paraqiten mirë në treg.