Mogherini njofton: Italia, Shqipëria e Serbia së shpejti samit tripalësh

448
Sigal

Italia, Shqipëria dhe Serbia do të zhvillojnë një samit për të rritur bashkëpunimin mes tre vendeve. Shefja e re e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini, njëherësh dhe ministre e Jashtme e Italisë, ka thënë se vendi i saj  i cili mban dhe presidencën e BE-së do të punojë për të rritur bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shqipërisë. Diplomatja italiane ka thënë se Ballkani Perëndimor ka treguar vullet për tu afruar me BE, ndërsa ka vlerësuar dy qeveritë, atë të Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar dialogun dhe për të zbatuar në terren marrëveshjet e arritura. Edhe gjatë vizitës në Ballkan, Mogherini ka theksuar se do të punojë për të rritur dhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Njoftimi i saj vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të vizitojë Serbinë në 22 tetor.